Rikthim në kampin e Tepelenës, aty ku humbën jetën 300 fëmijë

24 Gusht 2018, 09:57| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 18:35

  • Share

Në ish-kampin e përqendrimit në Tepelenë, morën jetë instalacionet "Edhe muret kanë veshë", "Sikur mama" dhe "I përkasim njëri-tjetrit" për të mbijetuarit e ish-Kampit të Tepelenës, familjarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të të persekutuarëve politikë, që ishin të pranishëm mbrëmjen e djeshme në këtë qytet.

Nuk munguan as Presidenti i vendit, Ilir Meta edhe politikanë të tjerë, që kujtuan datën 23 gusht, Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

Presidenti i vendit gjatë fjalës së tij, ndali tek dhuna që kanë shkaktuar sistemet totalitare, por edhe tek detyra që kanë brezat e sotëm për të kujtuar ngjarjet, që vendi ynë ka kaluar në periudhën komuniste

Keqinterpretimi i historisë mundet që të nxisë urrejtje edhe racizëm, ndërkohë që pajtimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet nxjerrjes në dritë të së vërtetës. Nëpërmjet transparencës dhe fakteve të ndodhura në këto kampe vdekje. Pajtimi me të kaluarën mund që të arrihet vetëm duke kujtuar së bashku kujtimet e heronjve, që sakrifikuan jetën edhe ditët e tyre më të bukura në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, drejtësisë, lirisë edhe të vërtetës. Disa nga këta heronj jetuan edhe vazhdojnë që të jetojnë për të treguar tmerret e periudhës së komunizmit.

Ilir Meta, President

Pajtimi, sipas Metës mund të arrihet duke kërkuar të falur, duke pranuar përgjegjësitë, duke shprehur respekt për viktimat e regjimit totalitar, duke respektuar ata që luftuan kundër tiranisë edhe shtypjes. Integrimi edhe dëmshpërblimi i tyre janë disa mënyra për t’u shprehur atyre mirënjohjen.

 

 Gjergji Kola, Mrika  Gjik Kola, Lekë Previzi etj., janë disa nga figurat më frymëzuese që vlerësohen edhe sot në Tepelenë për sakrificat e tyre. Jeta e tyre ka qenë një kalvarë i gjatë dhimbjesh, por humanizmi i tyre duhet që të bëhen shembull për brezat e rinj. Nuk ka dhimbje më të madhe se humbja e fëmijës për një nënë. Dy prej tyre varrosën vajzat e tyre trevjeçare, për ti shfarosur edhe rigjetur vetëm pas 55 vitesh.

Ilir Meta, President

Një koncert muzikor nga “Asgjë Sikur Dielli” dhe “3 Musketjerët” mbylli këtë ditë kujtese, si një festë e jetës mbi dhimbjen dhe vdekjen, kushtëzuar nga ish-regjimi komunist shqiptar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 24/08/2018 16:59

    I vetmi vend ne europe qe i vrau familiarisht sllavo ruset komuniste qe ne djep ishte Finlanda. Nuk ja jep zoti dy vendeve kete dhurate aq te madhe qe te jetojn mire mbaj shfarosjes se rraces me bastarde. Te tjeret do vazhdojn te vuajn pasojat sikur ne

    Përgjigju
  • miri: 24/08/2018 16:42

    Komunistët kurrë se kanë përzierë miellin me krunde,kursë këta bashibozukët sado që të mundohen të hedhim baltë mbi Partinë e Punës dhe udhëheqësit e saj,nuk mund ti bëjnë pis përkundrazi ata dalin më të pastër se kurrë dhe me baltë mbeten vet gjoja të presekutuarit.

    Përgjigju
  • Lab: 24/08/2018 15:54

    Ore keta mund te ken vuajtur gjynah po kur i shikon qe u lepihen komunistave tani tregon karakterin e vertet te ketyre han inatin me muret e kampit vl

    Përgjigju
  • leshi: 24/08/2018 14:09

    te gjith njerezit qe ishin ne kamp ishin maskarenj badakcinj dhe rrugac..

    Përgjigju
  • Ilo: 24/08/2018 13:24

    Mos iku ky ka filluar meditimin qe ne Tomorr ,u be dede fare

    Përgjigju
  • geg hyseni: 24/08/2018 11:07

    Ka qene DITA e viktimave te Nazizmit dhe Komunizmit...Pse i ndave z.President...Sa ish te internuarve ne Kampet e nazizmit, te vrarve dhe te pushkatuarve nga nazifashistet dhe bashkepuntoret e tyre u dhe dje vlersim...Kur do kthesh Heronjte e Vigut ne piedestalin e tyre ne qendren e qytetit te Shkodres...Kur do heqesh nga sheshi i Tiranes shtatoren e kryekriminelit dhe trathtarit Ahmet Zogu, kur do anulloni gjithe dekorimet e bera nga para ardhesi juaj per bashkepuntoret e nazizmit, qe lyen duart me gjakun e luftetarve te lirise dhe pishtarve te progresit dhe perparimit....Ehhh...sa pune keni qe te meritoni te uleni ne karrigen e Presidentit....Suksese!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?