Roskovec- Prej ditës kur Ilir Meta u thirr në SPAK ku la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij, Presidenti i Partisë së Lirisë vijon të përdorë një gjuhë të ashpër që synon të nxisë dhunë e jo vetëm.
Sot ishte në fshatin Suk 1 të bashkisë Roskovec për të qenë krah banorëve të cilët kundërshtojnë ndërtimin e TEC.
Po kërcënohen për tu helmuar nga një investim kriminal të Edi Ramës, duke e menduar Roskovecin si një komunitet që thyhet lehtë. Një grusht të korruptuarish kanë marr vendime kriminale në kundërshtim me interesin tuaj, duan që t’ju përzënë, duan që t’ja u çvlersojnë edhe atë investim që keni bërë dhe duan që edhe këta fëmijë ti përzënë nga vendi dhe më pas bënë marrëveshje ai me ata që nga Filipinet dhe nga Bangladeshi. Sepse qëllimi është vendosja e vendit në një regjim mafjozë, në një regjim PPP kriminale dhe nuk është zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë, sepse ju e dini se dhe fondet për bujqësinë i bllokoi BE sepse këta i çuan fondet e IPARD tek inceneratorët.’ u tha Meta një grup personave që ishin pranë tij.
Më pas merr varenë dhe nisi të qëllojë një shtyllë prej hekuri e bën thirrje për dhunë.
"Ju ftoj qëndresë heroike. Edhe këto piketat që kanë vënë këtu. Ku është vareja? Ku është vareja këtu? Merrni cdo mjet kundër këtyre maskarenjve, kundër pushtuesve! Gotet
Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj. Dakord! Mua këtu më keni me kallash në dorë! Di të qëlloj mirë dhe nuk më dridhet dora fare. Edhe njerëzit ku i keni jashtë mobilizojini, në Tirane kudo. Vetëm huri i ndan punët me këta hajdutë" thotë Meta në videon që e ka publikuar në profilin e tij në facebook.
Banorët e zonës janë kundër termocentrali në zonën bujqësore të Suk 1 pasi thonë se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera pasi sipas tyre jo vetëm toka, uji, por edhe ajri do të ndoten.
Pas vizitës në Roskovec, ku doli në krah të fermerëve që kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se ky është një projekt kriminal për të vrarë të ardhmen e fermerëve. Sipas tij, qëllimi i kryeministrit Rama është që të çojë dëm investimet e fermerëve.
"Roskoveci është një mrekulli. Rama e quajti Toskanë për të marrë votat, pasi i vodhi do ta bëjë kasaphanë. Të çojë dëm investimet e fermerëve duarartë të Roskovecit. Të helmojë një nga zonat më të mrekullueshme të Fierit dhe Shqipërisë vetëm për të fituar ai, Agaçi. E kanë menduar si më lehtë që bashkë me kryetaren e dhunshme të bashkisë të ndërtojnë një TEC kriminal si inceneratori, me qëllim eksportimin e energjisë në Greqi, një kompani greke se bën Tecin në Greqi, po vjen e bën në Roskovec. Është aferë drejtpërdrejtë e Ramës dhe duhet qëndresë nga populli i fierit për të mos lejuar një dramë të tillë të luhet me fatet e tyre. Projekt kriminal për të vrarë të ardhmen e Roskovecit", tha Meta =.
JO PER CDO GJE E KA GABIM META, ,,N.Q.S. KOMUNITETI ATY NUK DO TERMOCENTRAL, ,,ATEHERE META KA TE DREJTE,,,SHUME GJERA PS NE PUSHTET I BEN GABIM,PSH,,SHKATARRIMIN E GJITHE LULISHTEVE DHE FUSHAVE TE SPORTIT NE TIRANE PER PALLATE...
PërgjigjuDuhet hetuar me pa tjeter.. Eshte duke nxitur dhune.. Ça ben prokuroria.. Ne burg e ka vendin like floriri..
PërgjigjuKeni pare ndonjehere ndonje video te vjeter ne YOUTUBE, kur Musolini pervishte menget dikur? Nese jo,keni shembullin e Metes,por me nje ndryshim te vogel,se ky toni ka pesuar gjithashtu dhe /heatstroke/.S.d.q ceshtja e TEC-it duhet hetuar.
PërgjigjuLidheni se do haj ndonjë ky
PërgjigjuPavaresisht kush dreqin eshte Meta ne kete rast ka te drejte. Do helmohen njerezit dhe do braktisin token nga Teci i oligarkeve te pangopur dhe qeveritareve te koruptuar. Ai Tec nuk duhet te ndertohet aty, le ta ndertojne ne Surrel, te gjiri i lalzit, te kodra e diellit ose mbrapa Teg-ut.
PërgjigjuDikur moti te vjetrit tarakt (biket) si ky i qmenduri méta i lidhnin per dyreku dhe i treshnin,bile ju prenin edhe brinjet qe tmos e qallamitnin koken ose ose ne fund edhe i lidhnin nje litat ne qafe e kembe, kshtu qe taraku kur tentonte ta ngrinte koken litari ne kembe nuki lejonte dhe keshtu taraku per vetem dy tre jave behej qengj, pra qe méta te qetsohet eshte dashur ta lidhin dje per ate mullar ( JO ta ulin ne te) dhe ta tredhin pasi tash siq ka deklaruar eshte ndare edhe nga monika dhe keshtu sdo te behej hore pas grave tjera, bile kjo do ti bente mire edhe vet m'êtes se JO vetem familjes se tij te cilet sot besoj se jan te turperuar nga meta.
PërgjigjuPer thirrje, nxitje te dhunes dhe destabilitetit, ky zoteria duhet te ishte tek vendi sot. E dyta, kujt i ben thirrje ky rrembythje skrapari per arme? Popullit qe i ka vjedhur pasurite kombetare? Thirr partine tende tqr dhe thyej qafen bashke me ta.Hajdut, i degjeneruar! Kur kupton se cfare mutrishte vuri ne krye te shtetit Edi Rama si president, atehere arrin te konkludosh se keta jane nje bande qe duhen cuar ne biruce nga spaku.
Përgjigjuky e ban qe mos me e arrestu, keshtu qe merr direkt certifikate paaftesie mendore
PërgjigjuKa rrëshqitur i shkreti,mender ka pj..... Sa gjynah legeni.
PërgjigjuKetu keta thojne te verteten te dyja palet. Ata e akuzojne kete qe eshte hajdut dhe ky thote qe ato jane hajduter.
PërgjigjuSe kush eshte fajtor e vendos drejtesia. Por duhet hetuar edhe mazhoranca.
Ky eshte like floriri, malok jugu. Ky person na ka qeverisur ne, katastrofe. Kur e shikon kete person ne kete gjendje thua rrofte SPAKU. Me mire vone se kurre
PërgjigjuI iku truri te shkretit, gjynah, paraja i hengri trurin
Përgjigju