Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot

24 Prill, 14:56| Përditesimi: 24 Prill, 15:09

  • Share

VLORË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me strukturat, ndërsa më 27 prill do mbahet edhe Konventa. Në një prononcim për mediat, Meta tha se në Konventë do hidhen themelet për një parti më të fortë.

Meta tha nëndetëssja 105 është do kthehet në bazë, ndërsa shtoi se Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot. Meta i referohet ambicieve të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për të ndërtuar resorte në ishullin e Sazanit.

“Aty do hidhen themele të forta për Partinë e Lirisë që do jetë garantë për lirinë e shqiptarëve me 5 prioritet madhore që bëjnë të mundur që Shqipëria të ketë 4 mln plus shqiptarë shumë shpejt. Të shtunën jemi për një çështje madhore, për lirinë e gjithë shqiptarëve, dua t’iu siguroj se ajo që është sanksionuar në Kushtetutë, se sovraniteti i përket popullit, do realizohet shumë shpejt dhe nëndetësja 105 do kthehet në bazë dhe Sazani në jetë të jetëve do jetë atje ku është.

PL do jetë një model i demokracisë së brendshme dhe një model i meritokracisë dhe nesër garantë që kjo do ndodhë edhe në administratë që të realizojmë ato objektiva që bëjnë të mundur që në një mandat qeverisës pensionet të jenë mbi mesataren e rajonit, jo vetëm kaq por Shqipëria të bëhet fuqi eksportuese. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë, sovraniteti i përket popullit, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot”, tha Meta.

Por çfarë është ‘nëndetësja 105’ që përmend Ilir Meta? E stampuar me numrin 105, “Stuhia” është nëndetësja e fundit e mbijetuar nga “Projekti 6032” i Bashkimit Sovjetik, i cili u braktis nga Moska në ujërat shqiptare, pasi diktatori komunist, Enver Hoxha, shkëputi marrëdhëniet me rusët.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haja: 25/04/2024 22:21

    Ilir legeni

    Përgjigju
  • Vlonjati: 24/04/2024 20:42

    O Like po pse ore vulhumbur me Arjon miun nga Brati do maresh vota ti ne Vlore.Ne feck do shkosh me minjt lebroz ti dhe Mona bashk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?