Meta: Nuk e di çfarë heton SPAK, por nuk i shmangem drejtësisë! Nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar

24 Gusht 2022, 19:41| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 22:34

  • Share

1661359228_Meta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për hetimet që ka nisur SPAK për të pasi i ka kërkuar KQZ kopje të formularit të dekriminalizimit. Në një intervistë televizive, Meta tha nga kampi i Jalës se nuk ka asnjë dijeni për hetimet dhe nuk i intereson. Megjithatë thotë se do të shkojë të përgjigjet para drejtësisë nëse do të ketë thirrje për të.

“Nuk e di çfarë hetojnë ata, le të hetojnë çfarë të duan, nuk kanë çfarë të hetojnë. Unë jam përballë jush dhe përballë regjimit të Ramoviç. Përpara një viti kishte një lidership të korruptuar të opozitës që përdorej nga Ramoviçi. Unë s’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, kjo ka qenë fuqia ime, jam përballur me drejtësinë. Ka një thirrje për mua, do shkoj do t’u përgjigjem dhe do t’ju njoftoj për çfarë më kanë thirrur. As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Hetimi i Metës për lobimin në SHBA, SPAK i kërkon KQZ-së formularin e dekriminalizimit! Ish-presidenti: Kraja, spurdhjak i partisë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?