Meta nuk shkarkohet, Murrizi: Deklarata e SHBA-së? Janë të mërzitur por nuk heqin dorë, Nesturi: Basha dhe Rama heshtin se s’duan të merren me ‘Kushtetuesen’

17 Shkurt 2022, 22:13| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 00:17

  • Share

TIRANË- Duke dashur që të mos komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, janë të mendimit që presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, por nuk e specifikojnë si “të drejtë” apo “të gabuar” vendimin.

“I zhgënjyer në tërësi nga reforma në drejtësi, sesa thjesht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ish-deputeti Myslim Murrizi.

"Ka shumë gropa qëndrimi i presidentit dhe qëndroj pavarësisht vendimit të gjykatës. “Lë shteg për retorikë nga të gjitha palët, në të gjitha rastet nëse kemi një deklaratë nga Basha dhe Rama duket sikur do të merren me gjykatën, dhe ata do të merren me Metën”, tha analisti Plator Nesturi.

Njëzëri kanë dalë kundër vendimit të Ambasadës Amerikane. Përballë gazetarit Denis Minga, Murrizi, Nesturi dhe ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj. Për Murrizi, Ambasada Amerikane është ‘mërzitur” për këtë vendim. Për Haklajn, në asnjë rresht të reagimit, nuk flitet konkretisht për vendimin e sotëm, por për Reformën në Drejtësi.

“Reagim i ambasadës nga halli! Të tipit “I menderosur , por krenar”. Se nuk pati folur ambasada. Janë përshtatur klimës politike”. Deklarata e Ambasadës Amerikane, shpreh mërzitin e tyre se nuk flet asnjë rresht për Gjykatën Kushtetuese, por mbështesim Reformën në Drejtësi. Nuk shoh asgjë rreth vendimit, që duhet të ishin më të të drejtpërdrejtë, ose janë të zhgënjyer.  Nuk e pranojnë dot që kanë dështuar me këtë vendim.

“Nuk flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për drejtësinë në tërësi”, tha Haklaj.

I të njëjti mendim ka qenë edhe analisti Nesturi, ku e ka perifrazuar ndryshe deklaratën.

“Deklarata e Ambasadës, “pavarësisht këtij vendimi, SHBA mbështesim Reformën në Drejtësi”, tha Nesturi.

Ky vendim i Gjykatës për Murrizin e ka rritur atë si politikan, por Nesturi paralajmëron zhvillime të tjera, përtej axhendës politike.

“Nëse do isha Meta, është në të drejtën e tij të japë dorëheqjen dhe të kthehet para 24 korrikut në fushatë dhe do jetë shumë herë më i fortë para elektoratit të tij”, tha Murrizi.

“Meta duket më i çlirshëm, por nuk është çudi që të kemi dhe zhvillime të tjera për dosje që mund të prekin presidentin dhe janë zhvillime të varura jo vetëm nga axhenda e politikanëve, por edhe axhendën e drejtësisë”, tha Nesturi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?