Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar Kuvendin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, është konsideruar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një vendim që tregon pavarësi dhe integritet të gjykatës. Ambasada thotë se SHBA mbështet fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional e të pavarur.
"Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve", thuhet në reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidentit Meta, ka pasur reagime të vakta nga palët politike. Nga mazhoranca deputetwt Balla e Spiropali kanw evidentuar faktin se Kushtetuesja ka deklaruar se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën por butë e jo rëndë. Sipas Ballës nuk ka shqiptar që nuk mendon se Meta duhej shkarkuar dhe se asgjë nuk e zhbën figurën qesharake të tij në këtë detyrë.
Gjykata Kushtetuesi njoftoi dje vendimin e marrë për Presidentin Meta duke dalë në pëfundimin se Meta nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Pro shkarkimit të Metës votoi vetëm gjyqtari Altin Binaj, ndërsa 6 gjyqtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja, votuan kundër propozimit të Kuvendit.
Kanë qenë 6 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që akuzat ndaj Ilir Metës për përfshirje në fushatë zgjedhore, cënimi i sigurisë publike dhe cënim të marrëdhënieve më ndërkombëtarët, nuk i kanë vlerësuar shkelje të rënda Kushtetutës. Kundër shkarkimit të Metës ka qenë kryetarja e Kushetueses, Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo, Sonila Bejtja. Kundër është rreshtuar dhe gjyqtarja Fiona Papajorgji, kundër së cilës Meta ka kërkuar procedim disiplinor. Ka qenë vetëm gjyqtari Altin Binaj që shkeljet i ka konsideruar të rënda. Diskutime megjithatë ka pasur mes gjyqtarëve lidhur me procedurat që ka ndjekur Kuvendi për ta shkarkuar.
Kujtojmë se një prej arsyeve se pse Kuvendi i Shqipërisë kërkoi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ishte edhe një përplasje e këtij të fundit me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim. Mazhoranca e konsideroi se cenim të marrëdhënieve me partnerët strategjik këtë veprim të Metës, gjë e cila siç duket nga Gjykata Kushtetuese është konsideruar jo shkele të rëndë.
zonja ambasadore reagoi menjejhere ne ndihme te spakut per arrestimet per kapelet e policit dhe kanalet vaditese te lushnjes ndersa per kete rast ku shkelet dinjitei i institucioneve drejtuese te shtetit thekson se gjykata kushtetuese veproi me integritet nuk e kuptojme ku qendron ky vleresim .........?????????????????
Përgjigjuzonja ambasadore menjehere reagoi dhe i dha krah spakut per arresitmet per kapelet e policit dhe kanalet vaditese te lushnjes ndersa per kete rast kapital ku denigrohet dinjiteti i institucioneve kryesore kushtetuese deklaron se drejtesia eshte ne rruge te mbare.Kjo eshte e pakuptueshme etj etj
PërgjigjuDiçka paska ditur danoçi kur tha jam Ilir Meta une o superbudallenj. Kushedi ku fshihet lepuri
PërgjigjuNjë dite një zog po mbytej ne një pellg plot mut, I ishin ngjitur kembet dhe spo dilte gati sa nuk po mbytej! Aty kalon një maçok dhe e shpeton zogun dhe direkt oppppp e kollofit, pra e han zogun! Morali: “Jo cdokush që të nxjerr Nga muti te don të miren “ por në fakt jemi në një sistem ku të gjithë të medhenjte jane bashke dhe ndajne torten e madhe problemi mbetet se zogu eshte qytetari i cili sot shkon ne supermarket dhe me rrogen që ka nuk blen dot as 70% të produkteve që blinte perpara 2/3 viteve ! Sa për Amerikanet , Ruset , Kinezët etj Ato jane shtete te forta dhe nuk duan tja dine per vende me 2/3 milion banore dhe me një popullsi sa Bronx në USA dhe GDP sa një lagje ne New York ! Populli e ka kuptuar qe ajo shprehja me mirë m** sesa i vogël mbetet akoma aktive !
PërgjigjuAmon po pse mundoheni o milet.Ne komentojm ktu e ambasadorja do jet duke festuar ne dark me katershen Rama-Meta-Berisha-Basha.Ky vendim fut uje nga gjitha anet prandaj nuk ka pik dyshimi qe jan gjith dakort.Rrofte Edi qe na rilindi bashk me Kim.
PërgjigjuRrofte padrejtesia e pavarur e vetingut alla plepa
PërgjigjuTitull rak...ambasada ka folur ne pergjethsi dhe te shohim ne vijim vazhdimesine e 6 kamikazeve dhe qendrimin pas skadimit te mandatit ndaj kulakut!
PërgjigjuE keqja e cdo gjeje qe ndodh esht Amerika.Gjith shohin interesat e veta e sskush se rru per popull.
PërgjigjuPo Yuri po.....kjo eshte reforma qe e mburre kaq shume. Me nje peshkaqen korrupsioni dhe u rrezuat me turinj ne toke. Nuk kemi cfare te themi me sepse Mafia politike komandon kete vend. Ti ose je pjese e saj ose nuk ta var njeri.
PërgjigjuI ka korruptuar Meta kushedi sa ka paguar... shqiperia ngelet vend per pastrim parash, vend i hajdutave ,te korruptuarve, te forteve, mashtruesave,trafikanteve,vend pa te ardhme. Ikni sa me pare se do vuani per shume breza.
Përgjigjuketa jane tregtare jo gjyqtare. kapni na nje hallexhi per 5 leke ne xhep futeni group strukturuar e denoheni si sajmir tahirin
Përgjigjuka budall mbi toke qe nuk e kupton qe ka shkelur ligjin presidenti. kjo eshte marreveshje rama meta berisha.edhe gjedhi po flet . mender gj kushtetuese thote te te kunderten . ky vend nuk behet te fala sandrit
PërgjigjuNë kemi një km dordolec të shitur, kurse këta dordoleckat e tij si balla s, spiropalka dhe disa të tj janë as qesharak e deshtak sa që njeriu vjell kur i shef.
PërgjigjuDhe nje president Hajdut te korruptuar...
Kur Doktori ju kerkon fakte, prova, dokument, SHBA thote ju i dini dhe i keni ketu. Per Liken ato qe dime ne, na thone rrini urte se nuk i dini ju por i dime ne! Po behet loja interesante e intriguese! Fiks jemi vendi per eksperimente trajnuese per diplomatet e huaj!
PërgjigjuDeklaratë qesharake që përkëdhel një drejtësi të qelbur në korrupsion. Nuk kemi nevojë për ndërmjetës të na thonë çfarë është drejtësia në këtë vend,populli thotë 'hajde baba të të tregoj arrat'.
PërgjigjuKudo,kedo,cfardo qe te preke KLANSEKTI PS,PD,LSI rezulton ne nje produkt antihuman,antiligjor dhe antidemokratik,perfshi edhe reformen e fameshme ne drejtesi. Pa le te mendosh qe ky KLANSEKTI ka ne krye te puneve 31 vite. Ne Shqiperi ka triumfuar rregjimi hibrid i gatuar mjeshterisht nga ish PPSH dhe sot i zbatuar e realixuar persosmerisht nga KLANSEKTI PS,PD,LSI dhe partickat e tjera malinje me elemente rezistente mafioze,kriminele,korruptive,te shitur e te blere qe votohen ende nga nje kulture mesjetare primitive dhe orientale klanore nen okelion "Mbretit vdiq.Rrofte Mbretit".
PërgjigjuKe te drejte "bar do hame". Ky vendim eshte skandal. Nje president i luajtur mendsh qe del ne ekrane dhe bertet si i marre per Kimeten dhe Korene, nje racizem i paster primitive por edhe veprime te tjera. Nuk ndryshon gje 2 muaj me shume apo me pak por ishte nje shanc per te treguar qe gjerat po levizin. Keta jane te pavarur te varur.
PërgjigjuKoke qypi Meta , ka arritur marreveshje me USA .
PërgjigjuPas nje rezultati 6-1 nuk ke se cfare te komentosh.
PërgjigjuBravo…!!!
Si pavaresia dhe integriteti, duken mjaft qarte. No comment
PërgjigjuReagim kapitullues, ne mos tregeti e piset! Duket sikur e ka shkruar zedhenesi i Presidences! Te pakten te na kursenin talljen kur flasin per fakte, argumenta, ndershmeri e integritet, si dhe balancim te pushteteve! Kur te zhgenjejne ata qe beson me shume eshte e tmerrshme!
PërgjigjuBravo ambasada amerikane kjo shprehje sarkastike per Gjykaten Kushtetuese perkthehet sa e paafte dhe sa e varur nga politika eshte e varur Gjykata qe eshte caktuar te mbroje kushtetuten dhe ligjet e shtetit.
PërgjigjuMe mire te mos merreshit me kete vendim te kushtetueses si ambasade pasi amarikanet i kemi konsideruar si mbeshtetes,por me sa duket jeni si gjithe te tjeret,gjithenje e me teper po vertetohen ato thenjet e vjetra per imperializmin amerikan. Perfundimisht gjykata kushtetuese eshte as me pak e as me shume se nje grup pseudo gjyqetaresh pa as me te voglin respekt nga ppopulli, gjukate E TURPIT. TURP,NJEMIHERE TURPP !!!!.
Mire pavarsi moj zonja Kim po drejetesi a ka aty, na e shpjego ju lutem.
Përgjigju