Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidenti Meta, kanë ardhur reagimet e para nga mazhoranca. Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në vendimin e djeshëm për Ilir Metën tha se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën por butë e jo rëndë. Sipas tij nuk ka shqiptar që nuk mendon se Meta duhej shkarkuar. Sipas tij asgjë nuk e zhbën figurën qesharake të tij në këtë detyrë.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në seancën e sotme plenare, edhe pse nuk e përmendi me emër ia dërgoi disa mesazhe Metës pas këtij vendimi.
Teksa po fliste për reformën në drejtësi dhe pavarësinë që po krijojnë çdo ditë e më shumë institucionet e reja gjyqësore, Spiropali tha se ndonjëherë, ndonjë prej këtyre institucioneve, intimidohet por po ndryshojnë, duke lënë të nënkuptohet një intimidim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese për këtë vendim që mori dje.
Një tjetër fjali si mesazh për këtë vendim Spiropali e kishte kur tha se pavarësisht se dikush që është në krye të shtetit mendon se do t'ia hedhë, drejtësi do të ketë për të gjithë.
"Nuk ia hedh dot sepse në fund gjykon sovrani. Pavarësisht se sa komisione ngrihen ne do të presim me mençuri dhe me durim derisa i fundit të marrë atë që meriton. SPAK të shikojë mirë dosjet që flenë aty, t'i heqin pluhurin, t'i hapë ato. E mbani mend besoj ato hetimet për CEZ-DIA. Ne jemi të vendosur, drejtësi për të gjithë.", tha Spiropali.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se Ilir Meta ka mbrojtur demokracinë dhe interesin e vendit. Deputetja e LSI Erisa Xhixho shkruan se procesi i shkarkimit nga mazhoranca ishte politik.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar jashtë dyerve të Kuvendit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Braçe tha se vendimet duhen zbatuar dhe pret që sot Ilir Meta të dalë dhe të ‘lëpijë pështymën që ka hedhur në drejtim të gjyqtareve’. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka pranuar ta komentojë vendimin e Kushtetueses duke thënë se s;ka koment.
Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuesi publikoi vendimin, duke arsyetuar se Meta nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij. Pro shkarkimit të Metës votoi vetëm gjyqtari Altin Binaj, ndërsa 6 gjyqtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja, votuan kundër. Presidenca reagoi dje pas këtij vendimi, duke thënë se nuk ishte surprizë dhe se kjo çështje nuk duhet të kishte nisur që në fillim.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se Ilir Meta ka mbrojtur demokracinë dhe interesin e vendit. Deputetja e LSI Erisa Xhixho shkruan se procesi i shkarkimit nga mazhoranca ishte politik.
"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit dëshmoj se Presidenti ka zbatuar vetëm Kushtetutën ne ushtrimin e funksionit te tij në mbrojte të demokracisë , shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Si i vetmi institucion i pa kapur nga kjo maxhorancë, Kreu i shtetit i gjendur pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një Parlament monist i shërbeu vendit në mbrojtje të Kushtetutës. Procesi i shkarkimit nga kjo maxhorancë tregoi qartë për gjithë opinionin publik se ishte thjesht një proces politik , hakmarrës kundër parimeve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës", shkruan Xhixho.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese mori vendim pro aleatit të tij, Ilir Meta, ish-pKryeministri Sali Berisha sërish nuk është i kënaqur. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se Gjykata ka treguar varësi të tmerrshme nga politika.
"Parlamenti synonte rikthimi e censurës. Gjykata Kushtetuese në vendimin kryesor duhej të kishte një pikë: dënoj parlamentin për vendimi e tij anti-kushtetues e anti-ligjor. Gjykata Kushtetuese, duke treguar varësinë e tmerrshme nga politika, nuk dënoi aktin e falsifikimit që parlamenti i bëri vendimeve të tij vetë, për t'i vendosur me falsifikim në procedurë dhe kohë. Nuk kam pasur asnjë dyshim se aty ka pasur krim kushtetues në qëndrimet e presidentit apo ka pasur shkelje serioze të kushtetutës, përkundrazi shkelje të kushtetutës ka bërë Parlamenti dhe Rama që kërkon të marrë të gjitha pushtete në këtë vend, përfshirë dhe të Presidentit", tha Berisha.
Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në vendimin e djeshëm për Ilir Metën tha se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën por butë e jo rëndë.
"Duhet të tërhiqni mbrapsht të gjitha gjykata se këtu është kap drejtësia. Gjykata Kushtetuese ka pranuar se procedura e ndjekur nga Kuvendi ka qenë e gjitha sipas Kushtetutës dhe nuk ka shkelur asnjë aspekt. Më vjen mirë Lul që Gaz Bardhi po mbron Ilir Metën, qenke mirë Lul. Ti bën lloj lloj zhurmash. Gjykata Kushtetuese ka thënë që Presidenti e ka shkelur Kushtetuesen, pro e ka shkelur butë jo fort. Ne nuk ndryshojmë mendim, në vlerësimin tonë, Presidenti në largim, Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutë dhe ditët e mbetura në detyrë nuk ja zhbëjnë figurën qesharake në këtë detyrë. Mirë do kishte qenë të ikte që sot. Më vjen mirë që opozita qenka bashkuar se ne ju duam të gjithë bashkë se nuk na shijojnë fitoret kështu me ju të ndarë", tha Balla.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar jashtë dyerve të Kuvendit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta.
Braçe tha se vendimet duhen zbatuar dhe pret që sot Ilir Meta të dalë dhe të ‘lëpijë pështymën që ka hedhur në drejtim të gjyqtareve’.
“Për t’u zbatuar, kur flet Gjykata nuk ka as fitues dhe as të humbur. Edhe njëherë vendimi i Gjykatës është për tu zbatuar deri në fund, unë pres që Ilir Meta të dalë sot dhe të lëpijë të gjithë pështymën që ka hedhur në drejtim të gjyqtarëve, edhe për etikë.”, u shpreh Braçe.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i pari që është pyetur në në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetueses për mos shkarkimin e Presidentit Meta.
“Nuk kam asnjë komenton për vendimin e gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është vendim i cili komentohet. Mund t’ju them se për ne theksi edhe sot edhe nesër, deri në zbardhjen e plotë të skandalit më të madh të këtyre 30 viteve, është prioriteti kryesor” tha Basha.
Kushtetuesja mos ka patur kunje me biben lindita nikolla,qe pas shkarkimit te agushit, u ngrehos ajo pula te behej presidente. Ajo u shkarkua si ministre dhe e ngjiten me larte si k/parlamentare. Hajde gjej anen ketyre puneve ne Shqiperi. Ata jane te gjithe per ti derguar te ruajne dhite ne mirdite e cepan????????
PërgjigjuPo kjo ishte loja more....( filmi Duel i heshtur) mazhoranca ben sikur merzitet dhe ben deklarata utopike per ti thene ekstremisteve te elektorstit qe ne e beme tonen. Nderkohe qw eshte nje pazar i hapur dhe i piset i mafies politike. Pandeshkueshmeria fitoi serish dhe i dha zemer krimit dhe korupsionit. Fatkeqesisht Sali Qameti ka te drejte kete here. Meqe Meta se ka shkelur kushtetuten atehere e ka shkelur parlamenti qe duhet te mbaje pergjegjesi kushtetuese dhe penale. Non grata amerikane nuk ka asnje vlere ne shqiperi, ta mbajne per vete amerikanet si medalje.
PërgjigjuEnde nuk e keni kuptuar lojen e piset te Amerikes dhe Rames.Te vrasin naten e te qajn diten.Pastaj dalin me deklarata per ta kenaq popullin qorr.Nje bashkpunim i qarte i Rames,Metes e Berishes.Mjer ju qe i shkoni nga pas.
PërgjigjuShqetesues eshte fakti qe, ndersa GJK vendos kunder vendimit te dy legjislaturave te Kuvendit te kontrolluar ne shumice derrmuese nga nje maxhorance agresive, ne vend qe vendimi te pranohet pa komente dhe kokulur si dhe te zbatohet, perfaqesues te maxhorances serish neperkembin me arrogancen e tyre pikerisht sovranin qe u ka deleguar sovranitetin me ane te zgjedhjes. Papergjegjshmeria deri ne mediokrritet nuk kuptohet nese vjen thjesht nga arroganca apo nga injoranca? Ose kombinimi i te dyjave. Psh., nje tjeter perfaqesuese tipike e maxhorances aktuale shtetkapese, znj. Spiropali, i terheq vemendjen SPAK qe fle neper dosje. Se pari edhe nese fle, ato nuk jane dosjet e SPAK por ne shumice derrmuese te pararendesit te saj Prokuroria per Krimet e Renda (PKR). Se dyti, i gjithe aktiviteti i hetimit per te tilla krime te renda u bllokua, shkaterrua dhe kompromentua rende pikerisht nga maxhoranca permes "reformes". Se treti, edhe pse me ritmin e breshkes dhe vetem maja e ajsbergut, SPAK deri tani ka fundosur 1 minister te maxhorances, 1 tjeter qe pret radhen se bashku me 1 zv.minister dhe plot zyrtare lokale e te larte qendrore te maxhorances. Ne vend qe te ulin koken dhe masin fjalet kur flasin, kane guzimin, kuptohet per shkak te arrogances, dhe mos pellasin.
PërgjigjuPas nje rezultati 6-1 nuk ke se cfare te komentosh.
PërgjigjuAh ke mor ke po kujt i thua. Ketu korrupsioni dhe pislleku ka hyr ne gen duke filluar nga mosha 5 vjec e te bejm hajer ne. Jo reform te besh ketu po fundin ti nxjerresh perseri ketu nuk behet ne vend numuro do jemi.
He mor palo president a te shkoj shtrejte ky vendim apo ato po te lajne borxhet qe te kane. Haram ti dhe ato se ti do ishe ne burg ,por avash se nemat tona do ju ndjekin gjithkund e gjithmone.
PërgjigjuVendimi i Kushtetueses verteton se Ilir Meta kishte te drejt qe ngriti zerin kunder maxhorances se Rames gjate fushates zgjedhore ne pranvere 2021. Per ndryshe do ishte shkarkuar. Gjuha e eger dhe kercenuese qe ai perdori pasqyron gjendjen e deshperuar te “demokracise” shqiptare. Vendimi mund te interpretohet si nje mbeshtetje per strategjine e Metes. O popull dele a e kuptoni se ne cfare regjimi te poshter jetojm kur edhe Gjykata Kushtetuese jep vendim kaq te fort kunder qeverise?
PërgjigjuTi supaxhiu prit dhe ca dit edhe nga vjeshta shko me te edhe bej gati moltovet dhe digjni sic keni ber nga 30 vjet se vetem ate pun din edhe te hash sup tek parku rinia. Ah injoranc e pafundme
@Supaxhiu numer 3, ti s’ke faj qe nuk sheh shpres ne kete vend te mallkuar. Se ne Gjermani te mban shteti ne pllemb te dores dhe atje jeton si zotni. Dhe sic kemi lexuar ne disa portale (shqiptare), Gjermania e do shume popullin shqiptar sepse jemi rrace arjane. Sapo te me jepet mundesia kam per te ikur edhe une. Madje s’kam per t’ua mesuar fare shqipen femijve. Me mire ta perdorin trurin per dicka te vlefshme se sa te mesojn gjuhen e nje populli qe tashme ka marre fund.
@Supaxhiu numer 1 dhe @Supaxhiu numer 2, jeni shume gabim mer jahu ata thjesht bejn lojra dhe ne dark bohen tgjith bashk ene han ngjala dhe karkaleca deti dhe ndajn paret e korrpsionit se mos e kane hallin ata te vujtjet e popllit mendoni ju jo mer daku ata kane hall vetem si te fshehin miliardat dhe ku do i cojn fmijet dhe grate me pushime ne dubai paris venecia e ku di une. Vazhdoni ju tu bo llogari kush ka te drejt dhe kush nuk ka dhe poplli i shkret vdes per buke po sthon kot se cdo popull e meriton qiverin qe ka. Vazhdoni daku duke menduar se ndoshta ka nje shanc 0.0000001 perqin se mund te rrezohet Rama por une per vete do iki ne Gjermani se sme rruhet fare per kete vend te qelbur.
@Supaxhiu numer 1, eshte logjike e paster dhe e sakte te thuash se vendimi i Kushtetueses nenkupton pajtim me strategjine e Metes kunder shumices parlamentare. Por duhet shtuar poashtu se vendimi i jep te drejt ne heshtje edhe reagimit te fort qe Meta beri kunder Amerikes dhe nderkombetareve, qe jane bere bashke me maskarain Rama. Une nuk po them se gjykatesit jane te ndershem por eshte e kuptueshme qe edhe ata, si presidenti, jane kunder nderkombetareve. Ajo qe me ben te vjell eshte se nuk kane kurajo ta thone hapur qe jane kunder Rames dhe nderkombetareve. Nuk e clirojm dot vendin nga ndyrsirat me gjykates qe nuk e shprehin hapur dhe fuqishem qendrimin e tyre. Kjo me ben te mos kem shpres per rrezimin e aleances se flliqur Rama-Blinken.
Qenka munduar shume GJK, palo gjyqtare, Te lene dipllomat e te vene te punojne ne are, se drejtesine nuk e dine nga bie
PërgjigjuVendimi i Gjykates Kyshtetuese, per mos shkarkimin e Metes tregoi qe cdo president qe do vije ,mund te kete te njejten sjellje me ato te Metes, dhe eshte brenda rregullave te Kushtetutes.Prandaj ne nuk shkojme perpara ,se na mungon ajo drejtesi, qe sjell disiplinimin e cdo organi shteteror sipas ligjit .Vazhdojme sic ishim
Përgjigjuo daje ceni je ok meriton elisa .??????
PërgjigjuFabula e fameshme te cilen elisa dhe tao tao kujton se gjykata kushtetuese nuk e di se kush jeni ju dhe meta. Elisa doganave dhe tao inceneratoreve. Llumi sulmon llumin
PërgjigjuTani mazhoranca te haje mu.in qe vete e gatoi duke zgjedhur nje president nje person te dyshuar per korrupsion te larte. Ikni luani futboll tani e mos na cani trute, njerez idiote maskaren.
PërgjigjuTi moj zonja Elisa je per ate post je nje zonje fisnike lum ajo familje qe te ka.
Përgjigju