Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në ndeshjen e fundit të kampionatit kombëtar 2019-2020 midis FK Tirana dhe ekipit të Bylisit të Ballshit, që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare” për të bërë tifozëllëk për Tiranën. Pas ndeshjes, ai tha se ekipi ka kaluar vite të vështira në të kaluarën dhe që më në fund iu rikthye buzëqeshja në një vit historik.
Meta, i cili mbante veshur fanelën bardhë e blu të ekipit të F.K Tirana, pas përfundimit të ndeshjes, gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit i dorëzoi kapitenit të nderit për sonte Erando Karabeci Kupën e 25-të zyrtare të kampionatit kombëtar të futbollit, të fituar me plot meritë nga ekipi bardheblu, pikërisht në 100-vjetorin historik të shpalljes së Tiranës si kryeqytet.
"Fansat e Tironës kanë kaluar vite të vështira në të kaluarën dhe që më në fund iu rikthye buzëqeshja në një vit historik. Kam dy fanella, njërën ma ka dhuruar Rudi Vata i cili gjithashtu ka luajtur pak edhe për Tironën, tjetrën stafi im besoj në bashkëpunim më grupin e Tironës. Sot do dëshiroja të komentoja padyshim sikurse ka ndodhur para 12 vitesh, por rezultati flet vet dhe nuk ka nevojë për shumë koment. Tirana ka udhëhequr gati përgjatë gjatë gjithë vitit bindshëm, pati një lëkundje të vogël në fund por dhe mbyllja ishte sot spektakolare dhe i uroj të ketë suksese në kompeticionet ndërkombëtare", tha Meta.
Lajmi kryesor:
Bardheblurtë zyrtarisht kampion për të 25-ën herë, në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet
//ReportTv.al