Meta për Ditën Përkujtimore të Holokaustit ndaj hebrenjve: Të angazhohemi që akte çnjerëzore të tilla, të mos ndodhin më

27 Janar, 14:17| Përditesimi: 27 Janar, 14:21

  • Share

1706361649_ilirmeta.PNG

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit ndaj hebrenjve. Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta tha se duhet të angazhohemi që tragjedi dhe akte çnjerëzore të tilla të mos përsëriten kurrë më duke shprehur edhe krenari për popullin shqiptar që mbrojti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera. 

"Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë mizorisë së Holokaustit. Krenar për popullin shqiptar dhe kodin tonë të nderit Besa që në periudhën më të errët të njerëzimit mbrojti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke e kthyer Shqipërinë në të vetmin shtet në Europë ku numri i tyre ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj.

Duke dënuar me forcë antisemitizmin, mungesën e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe dhunimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, të angazhohemi që të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore të mos përsëriten kurrë më"- shkruan kreu i PL-së. 


Lajmi kryesor:

Dita e Përkujtimit të Holokaustit ndaj hebrenjve, Begaj: Krenar për rolin e popullit shqiptar! Reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?