Meta për zgjedhjen e Besiana Kadares në OKB: Mundësi për përfaqësimin dinjitoz të vendit

1 Korrik 2020, 12:25| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 12:27

  • Share

Për këtë arritje të fundit ka shkruar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili me anë të një shënimi  në rrjetet sociale thotë se caktimi i Shqipërisë për të mbajtur këtë sesion dhe zgjedhja e Besianës për të ushtruar këtë detyrë është një mundësi shumë e mirë e përfaqësimit të vendit në mënyrë sa më dinjitoze në këtë organizatë.

"Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror.
Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë,"-shkruan Meta.

 


Lajmi kryesor:

Vajza e Kadaresë emërohet si zv/ presidente e asamblesë së OKB-së, Meta: Mundësi për përfaqësimin dinjitoz të vendit


Ne.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?