Politikë

Amnistia për pasuritë, Rama: Do ketë taksë! Kategoritë që përjashtohen! 420 euro nëse doni të punoni në rindërtim

2 Mars 2020, 07:29| Përditesimi: 2 Mars 2020, 15:52

  • Share

TIRANE- Në orën 17:00 Presidenti Ilir Meta ka thirrur një protestë kundër qeverisë me arsyetimin e çmontimit të 'grushtit të shtetit', që sipas tij do të shpartallohet, por paraditen e së hënës u mblodh parlamenti, që si për ironi në rendin e ditës kishte problemet e popullit që kanë evidentuar deputetët nga takimet që supozohet se kanë pasur në javën e fundit. Dy cështjet kryesore që u diskutuan në Kuvendi ishte amnistia fiskale nga kryeministri Edi Rama, që dha detaje të tjera se si do të bëhet dhe deklarata e fortë e Rudina Hajdarit që edhe ajo ka qenë pre e dhunës. Nisur nga vrasjet e fundit të grave, Hajdari kërkoi marrjen e masave urgjente për ndalimin e fenomenit.

Ora 12:34
Progres raporti, Balla: Komisioni Europian vlerësoi arritjet! Jam i bindur në mbështetjen e Francës

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht duke miratuar raportin e vlerësimit për Shqipërinë. "Raporti i Komisionit Europian, vlerëson pozitivisht të gjitha hapat e hedhur nga raporti i fundit, vlerëson që përsa i përket vettingut ka ecur shkëlqyer, por edhe institucioneve të reja të drejtësisë dhe zbatimi i reformës ka vlerësim maksimal" tha ai.

Më pas Balla kishte një mesazh të qartë edhe për Presidentin Ilir Meta lidhur me tubimin sot pasdite. "BesëLikja me republikën e re janë bashkë për të penguar dhe dëmtuar cdo lloj ecje përpara të reformës në drejtësi. Të dyja janë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Cdo lloj proteste kundër reformës në drejtësi nuk do të pengojë këtë angazhim. Edhe gjyshja e mikut tim Bes Kallakut nuk e di fare cfarë është reforma në drejtësi dhe si mund të çohet përpara.

Shqipëria sot është gati për bisedimet për negociatat. Metodologjia e re dhe vlerësimi i sotëm i KE-së ka bërë që edhe vende skeptike. Jam i bindur se Franca do të jetë mbështetëse, pas këtij vlerësimi pozitiv sot, ndërsa për vendet e ulëta duhet të jemi më bashkëveprues për të informuar kolegët lidhur me gjithcka kemi bërë. Presidenti e ka humbur prej shumë kohësh për të qenë njeriu i unitetit, e ktheu Presidencën në një prej selive të opozitës. Është mirë ta legalizojë këtë, mund të jetë një prej 4 drejtuesve të opozitës, por jo president' tha ai.

Ora 12:20
Amnistia, Denaj: Tarifa që do të paguhet e ulët, frymëmarrje bankave për kredi (VIDEO)

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave u shpreh se tarifa që do të paguhet për deklarimin e pasurisë në kuadër të amnistisë që do të bëhet, do të jetë e ulët. "Sikundër e ritheksoi edhe Kryeministri Rama në Parlament, kjo nuk është një nismë që zbatohet për herë të parë. Kjo është zbatuar  edhe  në vende të tjera, të cilat ne do t’i marrim në referencë për t’i parë gjatë procesit për të cilin jemi duke punuar. Sigurisht kjo nismë do të përfshijë edhe ekspertë të huaj, do të jetë brenda standardeve ndërkombëtare. Synon të përmirësojë një aspekt tjetër drejt formalizimit të ekonomisë, që tashmë ka nisur me procesin e Fiskalizmit, ka nisur me organizimet e institucioneve, qoftë me ato të Ministrisë së Financave, por edhe me ato të Ministrisë së Brendshme.

Natyrisht ky është një proces që nuk ka nisur tani, jemi duke diskutuar me grupet tona teknike dhe me pas do të jepet si një propozim shumë shpejt edhe për grupet e interesit, por detajet do të mund t’i japim pasi të kemi në dorë një draft. Koha dhe elementë të tjerë gjithashtu do të jenë pjesë e diskutimeve dhe këtij drafti, pasi është pak herët për të folur në këtë stad ku jemi aktualisht. Për qeverinë shqiptare formalizimi i ekonomisë është një prioritet për zhvillimin e saj, po kështu edhe forcimi i të gjitha masave që merren për të përmirësuar edhe barazinë  mes bizneseve.

Nga ana tjetër më lejoni të theksoj se kjo amnisti nuk është për një përfaqësi mazhorance, por për të gjitha bizneset dhe ato nuk kanë ngjyrim politik. Në varësi të të gjitha detajeve teknike, të cilat do të qartësojnë edhe e tej atë që z. Kryeministër ka anonçuar, diferencën mes të dy grupeve, atyre që kanë punuar dhe kanë diferenca mes realitetit dhe pasqyrave fiskale dhe atyre që kanë realizuar qoftë me deklarime ose jo të ardhura, veprimtari që janë të jashtëligjshme. Për ne kjo diferencë është e qartë dhe do të duhet të jetë e markuar mirë, me instrumente të diferencuara dhe në këtë aspekt mendoj se do t’i bëj mirë gjithë procesit  të konsultimit publik. Konsultimi publik   do të përfshijë të gjithë grupet e interesit për të adresuar të plota çështjet, por mbi të gjitha për të marrë një zhvillim ekonomik, i cili do të kërkonte që bizneset tona prej 30 vjetësh të tejkalonin në veçanti deklarimet e pasqyrave financiare, që shpesh nuk janë ato reale. Sektori bankar është ai që e ndjen më shumë. Ju tashmë e dini se që prej janarit 2018 sektori bankar në kredidhënien e tij punon vetëm me pasqyra financiare dhe ka një ngërç mes këtyre pasqyrave dhe gjendjes reale. Ndaj një gjë e tillë besojmë se do t’i japë një frymëmarrje edhe kreditimit. Kjo amnisti nuk ka të bëj me një parti, por kërkon konsensusin e të gjitha palëve dhe sigurisht në këtë proces do të donim që nga të gjithë të shihej në këtë frymë dhe të aprovohej.

Ende nuk mund të japim detaje në lidhur me nivelin e taksimit që do të zbatohet, jemi duke diskutuar për disa shifra. Do të jetë një nivel i ulët dhe që do të mundësonte që për kohën që amnistia do të zbatohet të mund të realizojë deklarimin e aseteve kundrejt realitetit dhe të ketë mundësi të japi një frymëmarrje edhe biznesit drejt formalizimit të tij, sidomos atyre të mesme dhe të mëdha drejt tregjeve të kapitalit. Më duhet të theksoi edhe një herë se ky nuk është instrumenti i vetëm për të formalizuar ekonominë. Që prej vitit të kaluar ne kemi nisur ligjin e Fiskalizimit, i cili nuk ka kthim mbrapa, është miratuar në Parlament, ka një datë fillimi që është 1 Janari 2020, ka një periudhë tranzitore që do të ndihmojë për të gjitha instrumentet e anoncuara te biznesi në mënyrë që të kuptohen sa më drejtë, sikundër ka edhe një fillim në datë 1 Shtator" tha ajo. 

Ora 11:47
Amnistia për pasuritë, Rama: Do ketë një taksë! Do miratohet me 84 vota! Kategoritë që përjashtohen (VIDEO)

Amnistia fiskale dhe penale për pasuritë e pa deklaruara të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit ishte kryefjala e kryeministrit Edi Rama sot në foltoren e Kuvendit. Amnistia, tha kreu i qeverisë, 'do të miratohet shumë shpejt me 84 vota në parlament' dhe, vijoi ai më tej, 'nuk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike'. Të gjithë skeptikët ai i paralajmëroi se amnistia nuk është shaka, por theksoi se deklarimi do të ketë një taksë, 'që do të jetë shumë e favorshme'. Kryeministri sqaroi se nga amnistia do të ketë disa kategori që do të përjashtohen. Por cilat janë? Paratë e krimit, gjyqtarëve, prokurorëve, drejtuesve të lartë të shtetit dhe rrethit të tyre që janë subjekt i deklarimit të pasurisë nuk mund ti legalizojnë nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme, tha Rama. Në fund të fjalës së tij, shefi i shumicës kërkoi që kjo nismë të mbështetet nga e gjithë politika, pasi nuk po bëhet për interes vetjak.

"Amnistia besoj se do të ketë edhe mbështetjen e parlamentit është domosdoshmëri për tu dhënë të gjithë shqiptarëve, që kanë punuar dhe jetuar në emigracion apo në vendin tonë, mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna duke formalizuar ato që nuk i kanë deklaruar, duke i futur në bankat e vendit. Do të trajtohen njëlloj si asete kriminale. Në këtë front kemi filluar një betejë, institucionet e reja të drejtësisë, SPAK është vendosur në lëvizje dhe po provon se janë në drejtim të duhur. Të gjitha dosjet po trajtohen dhe vendimet e para janë inkurajuese, askush nuk do të shpëtojë nga rrjeta e OFL-së. Kjo ka krijuar një pasiguri pa bazë, pasi OFL nuk ka subjekt askënd vec atyre që kanë kryer krimet në ligj. Ata që  janë shqetësuar se kanë para dhe asete të pa deklaruara janë vendosur në pasiguri dhe për të njohur formalizimin e atyre që vijnë nga djersa  e emigrantëve.

Do i përjashtojmë nga cdo kontroll i cdo natyre të regjimit të jetës së përditshme sikur ka ndodhur dhe do të ndodhë pas amnistisë. Do të përjashtohen ata që i kanë të ardhurat nga krimi, amnistia do të jetë penale dhe fiskale dhe do të votohet me 84 dhe unk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike. Por ata që i kanë paratë nga krimi janë të paamnistueshëm, ashtu si të ardhurat e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të rrethit të tyre familjar dhe atyre drejtuesve që janë subjekt i deklarimit të pasurisë. Paratë dhe asetet e këtyre që janë subjekt i deklarimit të pasurive nuk mund të legalizohen nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme. Pse OLF-në merret me kriminelët dhe jo politikanët apo gjykatësit? OFL ka objekt persona që e kanë kryer procesin gjyqësor, të dënuar, ndërsa politikanët dhe gjykatësit janë subjekt i deklarimit të pasurive dhe u takon drejtësisë të shikojnë për cdo rast burimin e pasurisë.

Shpresoj që SPAK do të kalojë në fazën tjetër që përmes vettingut kanë dalë jashtë shumë gjyqtar dhe prokurorë, do të shohë dhe thërrasë, sikur është në formularin e Bundestagut, që gjykatësit dhe prokurorët të përgjigjen para drejtësisë dhe të argumentojnë burimin e pasurisë së tyre që nuk e përligjshën. Apo sikur është paraja e sipërmarrëseve që nuk i kanë deklaruar, por i kanë fituar me djersë. Amnistia do të jetë me një komision, një taksë që do të jetë shumë e favorshme, sikur është në të gjitha amnistitë fiskale dhe penale për t'u përdorur përsëri për investime për njerëzit. Por nëse mbaron afati i amnistisë, cdo para dhe aset jashtë sistemit konsiderohet para kriminale. Po përgatitemi të futemi në një tjetër nivel, që do të kërkohet që të regjistrohen, të deklarohen asetet që shqiptarët kanë jashtë vendit. Ju them mos bëjnë shakara që mund t'u kushtojë shtrenjtë. Amnistia do të konsultohet dhe do të vijë shumë shpejt në parlament.

Do të kemi edhe masa të tjera, por dua t'u them se këto masa, amnistinë e përgjithshme ta shikojmë si një masë që duhet të jetë bipartizane, që nuk duhet të ndajë partitë, sepse është në interes të të gjithë qytetarëve. Nuk është në interes të aksujt ndër ne, pasi nëse kemi gjëra të fshehta, nuk ka amnisti që na i lanë, herët a vonë të vijë dita që kush është kush në këtë histori, nuk janë të gjithë njëlloj ata që merren me politikë. Ka nga të gjitha, besoj që kjo ndarje do të vijë sikur po vijnë shumë ndarje të rëndësishëm, por pak nga pak pa u lëkundur në vendin tonë që nuk kishte shans të dilte nga kthetrat e atyre që e mbajnë peng për shumë vite dhe nuk kishte shans ti shpëtonte oligarkisë së gjyqtarëve, apo po shkërmoqet por është e sigurtë se nuk kanë parë gjë akoma" tha ai.

Ora 11:37
Rama: 420 euro nëse doni të punoni në rindërtim! Kemi hapur kufijtë edhe për të huajt (VIDEO)

Jo më e vogël se 420 euro do të jetë paga për ata që do të pranojnë në ndërtim në procesin e rindërtimit që do të nisë së shpejti. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, që u shpreh sot në Kuvend se nuk do të pranojë pagë poshtë kësaj shume.  

'Kemi filluar të angazhojmë 300 nxënës të shkollave profesionale të viteve 3-4 lidhur me fushën e ndërtimit për trajnimin për t'u përfshirë në punën për rindërtimin dhe të fitojnë një eksperiencë të drejtpërdrejtë. Do të ketë një thirrje të hapur për atë që kanë njohuri në ndërtim dhe duan punë. Një nga sfidat më të mëdha është nevoja e madhe për punë, për punonjës. Ky proces do të hapë shumë vende pune dhe këto vende i kërkojnë me një kualifikim të caktuar në proceset e ndërtimit.

Ne jemi të përgatitur të kryejmë trajnime për ata që kanë nevojë për një trajnim plus, por jemi të sfiduar nga fakti se ka shumë vende pune, të cilat mbeten bosh, pasi ata që ankohen se nuk kanë punë duan punë shteti, kryesisht. Ndërkohë që kemi nevojë për krah të kualifikuar. Qeveria do të imponpojë që kompanitë e ndërtimit të vendosin një pagë të barabartë me pagën mesatare që paguhet në Shqipëri 420 euro.

Asnjë nuk do të pranojmë që kompanitë të paguajnë pagën e sotme minimale apo dicka më shumë. Paga do të jetë e imponuar nga qeveria dhe do të jetë rreth pagës mesatare që është sot në Shqipëri, me të gjitha sigurimet. Por do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj, do i japim mundësi kompanive të rekrutojnë të huaj për të punuar në Shqipëri nëse do të jetë e nevojshme. Puna në shtet i është lënë perspektivës së studentëve ekselentë, apo atyre që vijnë nga eksperienca të suksesshme të tjera. Kështu që shtigjet për të punuar në shtet do të shkojnë duke u ngushtuar" tha Rama.

Ora 11:28
Rama: Jo alarm për koronavirusin, mos harxhoni lekët për të blerë maska kot! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përshihen nga paniku për koronavirusin dhe të mos çojnë paratë dëm për të blerë maska.

"Qytetarët duhet të ruhen nga infodemia me vetëdijen se të gjitha këto burime shkaktojnë ankth dhe pasiguri, alarme krejtësisht të pakëshillueshme kur duhet përballuar epidemia. E thëna e fundit zyrtare lidhur me vdekshmërinë e personave të prekur ka rënë nga 3% në 2.3%, pra 2.3% e të prekurve kanë humbur jetën, ndërsa 97.7% e përballon pa pasoja. Nëse shikojmë efektet e infodemisë, fjala vdekje dhe lajmet janë më shumë sesa shërim. Realiteti është krejt ndryshe nga sa mund të përceptohet. Duke folur për masat, thirrja që bën OBSH, është mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë, se nuk mbrojnë personat nga prekja, janë të dobishme për mjekët, vetë të prekurit dhe ata që u shërbejnë, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë. Gjithë histeria është harxhim i kotë i lekëve. Në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë ka një milion dollarë plus për të adresuar problematikat dhe numëron 1.2 mln maska të shpërndara, që do të mbeten si relike, për të kujtuar se një ditë kaloi këtej, që në fakt nuk ka kaluar, një farë epidemie që duhet koronavirus. Deri tani nuk ka asnjë të prekur' tha ai.

Ora 10:51
Ministrja e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu qetësoi shqiptarët duke thënë se nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus dhe se janë marrë të gjitha masat. "Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekur nga koronavirusi. Janë realizuar disa teste, janë 31, që kanë rezultuar negativ. Kemi ndërmarrë një sërë masash. Një milion dollarë janë shtuar nga buxheti për masat personale dhe 1.2 mln maska janë shpërndarë për forcimin e masave personale. Spitali infektiv do të presë rastet nëse do të ketë më pas do të ketë një transformim te spitalit 'Shefqet Ndroqi'. Urgjenca kombëtare ka marrë të gjitha masat për transportin e rasteve' tha ajo.

Ora 10:35
Rudina Hajdari ngre zërin për gratë pas vrasjeve: Edhe unë kam qenë pre e dhunës! Masa urgjente (VIDEO)

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se ka qenë viktimë e dhunës. Deputetja ngri zërin në mbrojtje të grave duke kërkuar marrjen e masave urgjente pas krimeve të fundit në familje në Rrëshen dhe në Durrës. Ajo u shpreh se në 2 muaj janë vrarë shtatë gra dhe akuzoi se nuk është asgjë për parandalimin e këtij fenomeni.

'Isha në Ballsh dhe takova naftëtarët, që kishin 20 vite që punonin dhe nuk paguheshin. Historitë e tyre të rrëqethin mishin. Gramozi më tha se shkonte cdo ditë dhe helmohej duke përpunuar naftën vetëm për të sakrifikuar për fëmijët e tij. Ishte një tjetër histori që më goditi në zemër; më tha kam djalin që studion në Tiranë dhe nuk kam as 8 mijë lekë të vjetra t'ia çoj fëmijës dhe se i kam kërkuar borxh. Por pse po ndodh kjo gjë në Ballsh.

Problemi është i të gjithë Shqipërisë, njerëzve të thjeshtë, që luftojnë me djersë për bukën dhe cfarë bën qeveria arrogante? Ata kanë krijuar imunitet. Ata i shikojnë si njerëz me histori normale si në filma, por janë historitë e vëllezërve tanë që ju keni një qasje grabitqarje. Si ka mundësi që këta njerëz jetojnë mbi naftë dhe nuk kanë lekë të ushqejnë fëmijët e tyre. Ishte Edi Rama që tha në 2013 që kjo histori do të mbaronte, por nuk e mbajti premtimin, i çoi keq e më keq. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga kjo klasë politike.

Dua të prek edhe një tjetër histori, ku jemi sot po vriten dhe dhunohen gratë, kjo është emergjencë. Ku jemi sot? Në dy muaj janë varë 7 gra. Sot gratë nuk janë të mbrojtura. Më vjen keq sërish që në këtë Parlament pas 2 vit e gjysmë unë të flas për gra që vriten cdo ditë. Unë do të flas për gratë që vriten në rrugën e Tiranës cdo ditë.

Po cfarë po bëni ju sot, ju sot reklamoni që roli i gruas po rritet, ndërsa gratë po vriten. Sot cdo grua që njihni mund të jetë dhunuar. Zonja ministre duhet të kishte shkarkuar dikë që punon me ju të kishit marrë masa më konkrete. Ministri i rendit duhet të kishte marrë masa, të kishte shkarkuar dikë për këtë fenomen dhe të thoni i kemi parë në TV dhe ndodhin kudo.

Edhe unë kur kam qenë e pre dhe viktimë e dhunës, jo psikologjike, por të gjithë viktimat e këtij fenomeni duhet të luftojmë. Nëna ime patjetër mund të ketë qenë në kohën e komunizmit, unë kam qenë, por fëmija ime nuk duhet të jetë' tha ajo.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lani: 03/03/2020 22:20

    Kjo nisme i bie te jete momenti i fillimit te fushates 2021 per maxhorancen. Thelbi: legalizim i ilegalitetit dhe informalitetit me ligj ??!! Edhe njehere sidomos bizneset e medha do te mbeten mospaguesit kryesore te 80% te te ardhures kombetare. Nderkaq, biznesi i vogel dhe qytetaret do te vijojne te rripen deri ne palce. Per kete shperblim, oligarket do te suportojne edhe njehere me financa maxhorancen. Opozita nuk ka asnje shanc ne kete pamje. Sa bukur e thote km:pas afatit ato qe skane deklaruar pasuria do tu konsiderohet si nga krimi (???). Kjo nisme duket qe targeton shqiptaret qe jetojne e punojne jashte vendit, se nuk i dalin ata ne vend. Pra duke i mbajtur ne presion. Nese keto politika apo "rrjepforma" jane te natyres sociale (qe maxhoranca pretendohet se perfaqeson) atehete ju qofshi....

    Përgjigju
  • Iris: 03/03/2020 01:57

    Megjithese eshte nje praktike e njohur ne disa vende te botes ,mendoj se nuk jemi gati per kete hap ,shume shqipetare do heqin dore nga dual-qytetaria vetem qe te mos taksohen.

    Përgjigju
  • Renato BEGA: 02/03/2020 22:31

    Per mendimin tim Edi ka shume te drejte.Vetem me taksa mbahet nje shtet

    Përgjigju
  • Edi: 02/03/2020 18:34

    Populli me i varfer i Europes duhet te vetdeklaroje pasurine. Kerkon te vendosesh takse mbi mundin e djersen e emigranteve qe per shum e shum vite nuk pane as nane e as babe, as moter e as vella duke u diskriminu rrugeve te europes. Edhe per ato 5 leke qe kan sjell ne shqiperi kerkon ti taksosh. Je totalisht deficent. Ok se ketyre te droges po ju a merr leker, po me emigrantet ca pate o kusar.

    Përgjigju
  • Tirona: 02/03/2020 16:40

    Fukaejt iken per nje jete ne emigrim dhe po mbajne familjet me buke ky do me takksu dhe emigrantet,,Hayden Ed hajde,,po ti o Edo i ke letrat e lekve te viles te Surrelit te bome n'France,,kshu deklarove ne Vlore, mos harro

    Përgjigju
  • Besnik: 02/03/2020 16:22

    Po afrohen zgjedhjet na duhen parate.Sorrosi nuk jep me.Bankat jane bosh.Vetem oligarket me fonde shteti mbajne para ne banka.Europa nuk jep gje me banka boshe.Modeli i ri sillni vete parate tuaja dhe jua ruajme ne.Hajde teori hajde.MOS DO E BESH SHQIPERINE PARAJSE FISKALE ME LIGJ TANI.

    Përgjigju
  • Lleshi: 02/03/2020 16:08

    Ne cilin vend te botes populli deklaron pasurine a mund te ma thote Rama kete ne fakt ne shqiperi duhet se u pasuruan shume keto 30 vjet vetem kokat e pushtetit se populli po le vendin dhe pi emigron per nje jete me te mire F...king kush I nxerr keto gjera se jemi kthyer ne 1945

    Përgjigju
    • Trimi: 03/03/2020 11:35

      Të ardhurat deklarohen për vit dhe në bazë të fitimit qoft i punësuar apo i vetëpunësuar paguan taksen.

  • tori: 02/03/2020 14:55

    Bravo E.Rama.Rritja e pagave minimale ne sektoret e veshtira te ndertimit e te minierave te shoqerohet me ulje te ndieshme te pages per punonjesit apo puntoret te punesuar ne shtet.Keshtu stimulohet punesimi ne punet qe nuk mvaren nga shteti e largohet deshira e personave per pune ne shtet.Punesimi I puntoreve nga jashte eshte I natyrshem e plotesisht I nevojshem.Emigrantet shqiptar qe punojne jashte nuk duhet te punojne ne ato shtete ku ato punojne sepse ato vende c`popullohen???.Oh sa budallej e injoranta ka kjo bote.Thjeshte biseda me to teimponon stress e te budalleps.

    Përgjigju
    • Ardi: 02/03/2020 15:28

      Fatkeqesi qe njerez si ti kane te drejten e votes , nuk jemi ne 1945 o dele qe do te na barazosh te gjitheve ne nje nivel rrogash.Edhe ate pak ekonomi qe ke sot po e mbajne te shkolluarit qe konsumojne dhe vene ne levizje ekonomine .Yyyy trushkulur i neveritshem , futi ndonje dopio raki te lagjia e ik rrih rrobte e shtepise se dukesh ca legeni je.

  • Evin: 02/03/2020 13:13

    Po ne qe jetojme prej 25 vitesh mi Itali,po kemi dy shtetsi shtepine qe paguaj me kiste e e kam te ligjshme me leke pune e kam te ligjeruar ne Itali ca amnistije thote ky..un taksat i paguaj ne Itali prej 25 vitesh..ju lutem mund te me sqaroni ...kúr erdhem ne Itali Italia nik na tha gje per pronat ne Shqiperi per hyrjen qe kam ne Durres..ça behet ore njerez

    Përgjigju
  • Tiku: 02/03/2020 12:46

    Po un qe kam il me ambasadat duhet me daklaru

    Përgjigju
  • Emigranti: 02/03/2020 12:22

    Mos i hap fare kufijtë se po të vijnë dhe pa i hapur ti.. Përzijini Shqipëtarët si i keni përzënë dhe merrni nga Afrika Siria e nga të doni, por mos harroni që keni një mallkim aq të madh sa deri në brezin e 7 ka për t'ju ndjek nga mbrapa. PLEHRA PS PD LSI E KURVËRI TË CDO LLOJ NGJYRE.

    Përgjigju
  • Loni: 02/03/2020 12:13

    O degjenerata te ketij kombi po si hapni kufijte per te tjeret kur ketu vuajme ne cdo gje ! Njerez hipokrite o mbreti shqiperise o pleher e degjeneruar ti edhe me keta te protestes edhe qytetari dixhital degjenerata e ketij kombi qe vuan nga pamundesia! Ju duheni djegur nga I pari tek I fundit! Plehra Beni edhe moralista!

    Përgjigju
  • Infermieri: 02/03/2020 11:46

    Jam infermier po vij po punoj në ndërtim me që rroga e infermierve dhe pse me universitet nuk kalon 400 mijë lekë. Faleminderit Rama për 420 euro...

    Përgjigju
  • ILUR BAJGA HAJDUT: 02/03/2020 09:52

    FATËKEQËSIA MË E MADHE E KTI POPULLI JAN ilir bajga dhe mona buçja.KTA TË DY JAN NJERZIT MË TË KORUPTUAR TË SHQIPRIS JAN 2 VEMJE.

    Përgjigju
    • Mili: 02/03/2020 12:23

      Faik plera!

    • Hasani.it: 02/03/2020 10:27

      Ti je nje cope muti....

  • Populli: 02/03/2020 07:43

    U keputen ne mes. Pastwe ti diskutojne duhet te kene inteligjencen ti kuptojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?