Meta sulmon gazetarin dhe botuesin e Shqiptarja.com që publikuan skandalin me nënshtetësitë! Rama: Çfarë katandie! Veliaj: Mbron gjobë-mediat, sulmon troç-mediat

25 Tetor 2020, 13:58| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 19:16

  • Share

TIRANË- Përballë sulmeve të presidentit Ilir Meta ndaj medias Shqiptarja.com sepse zbuloi skandalin me nënshtetësitë, duke përmendur me emër dhe mbiemër pronarët e saj, Carlo Bollino dhe bashkëshortes Alba Malltezi, politika nuk ka heshtur.

I pari ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili reagimin e tij, e quan si skandaloz sulmin e Metës. "I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t'i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie", shkruan ndër të tjera Rama.

Reagim ka pasur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. “Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave", e nis reagimin e tij Veliaj.

Shkrimeve të publikuara nga skandali me nënshtetësitë, presidenti Ilir Meta, në pamundësi të një argumenti sepse ka shkelur në flagrancë ligji, iu përgjigj me akuza në adresë personale të botuesit Carlo Bollino, bashkëshortes së tij, Alba Malltezi dhe gazetarit Adriatik Doçi. Dje Meta i drejtoi Bollinos 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore, ose shkelin ligjet e vendit,  duke e thirrur Bollinon “malavita”, etiketim i kopjuar nga ish-presidenti Sali Berisha, i cili po e përdor prej kohësh për të kërcënuar publikisht Bollinon. Ky i fundit, në një reagim të shkurtër tha se një veprim i tillë i Metës është tregues se ka tradhtuar rolin e tij si kreu i shtetit.  “Duke sulmuar gazetarët Meta tradhton rolin e tij, mandatin e tij dhe vetë Kushtetutën të cilën është betuar se do ta respektojë”, komentoi Bollino.

Ora 20:46
Margariti për Metën: Pak ditë më parë një gazetare investigative e quajti misionare të fjalës së lirë, sot sulmon kolegun e saj prej detyrës

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka nxjerrë në pah kontradiktat e presidentit Ilir Meta kur vjen puna për fjalën e lirë dhe mbështetjen e gazetarëve në investigime.
Ky  reagim i saj vjen pas sulmit të Metës, kundrejt botuesëve dhe gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com lidhur me publikimin e skandalit të nënshtetësisë.

"Pak ditë më parë kreu i shtetit përgëzoi një gazetare investigative, e quajti “misionare të fjalës së lirë”, e ndërkohë sulmon një koleg të saj, për shkak detyre.

A s’duhet që liria e fjalës t’u jepet të gjithëve!? A s’duhet të ishte Presidenti i pari ta mbronte këtë të drejtë?", shkruan Margariti.

Ora 20:43
Sulmi ndaj Shqiptarja.com, Çuçi: Meta disa muaj më parë dashnor i fjalës së lirë, sot e sulmon atë se i publikoi skandalin me nënshtetësitë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuci reagon për sulmin e paprecedent të presidentit Ilir Meta kundrejt botuesëve dhe gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com, duke e quajtur përdorim të turpshëm të presidencës.

Çuçi shkruan se Meta i cili disa muaj më parë shfaqej si dashnor i fjalës së lirë dhe bënte thirrje për medie transparente sot sulmoi në mënyrë të paprecedentë një botues  vetëm se iu publikua një skandal.

"Presidenti i vendit që muaj më parë shfaqej si "dashnor" i fjalës së lirë dhe bënte thirrje për themelimin e një "medie të re e transparente", sot sulmoi në mënyrë të paprecedentë një botues dhe mori nëpër gojë bashkëshorten e tij vetëm e vetëm sepse ata i treguan publikut skandalin e pajisjes me pasaporta shqiptare të disa personave në shkelje flagrante të ligjit. I paimagjinueshëm sulmi dhe përdorimi i turpshëm që po i bëhet Presidencës, e cila për fat të keq është shndërruar në një shtojcë të partisë familjare të Ilir Metës, të LSI-së së ikur në drejtim të paditur që do të marrë përgjigjen e merituar më 25 prill", shkruan Çuci.

Ora 20:11
Endri Fuga i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Blushit: Gazetat i ka djegur Berisha, gazetarët i ka gjobitur e burgosur ! Meta të debatojë me Monikën për lidershipin e LSI

Endri Fuga drejtori i komunikimit i kryeministrit Edi Rama, i është përgjigjur "dhëmbë për dhëmbë" zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, në vazhdën e përgjigjeve sa i takon debatit të krijuar për sulmin e paprecedent të presidentit Ilir Meta, kundrejt botuesëve dhe gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com.

Pas 11 pyetjeve për median të bëra nga Blushi, i është përgjigjur Fuga, i cili i thotë se gazetat i ka djegur ish-kryeministri Sali Berisha, kurse gazetarët i ka gjobitur e burgosur. Sa i përket debatit Rama-Meta Fuga i shkruan që presidenti të debatojë me Kryemadhin për lidershipin e LSI.

"Gazetat i ka djegur dhe mbyllur SB. Edhe gazetaret ai i ka gjobitur dhe burgosur. Por kur sot perdor epitetet, gjuhen dhe metodat e tij i bie qe je rende fare! Sa per debatet, IM le te debatoje me MK per lidershipin e LSI", thotë Fuga.

Ora 18:02
'Mikro partia t'i bëhet hi' , Blushi për Fugën dhe Spiropalin: Për të do kujdeset një grup mjekësh! Endrit i përgjigjem me 11 pyetje

Pas reagimit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe të Endri Fugës, Drejtorit të komunikimit  të kryeministrit, sa i takon sulmit të paprecedent të presidentit Ilir Meta kundrejt botuesëve dhe gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com, ka reaguar vetë presidenca përmes zëdhënësit Tedi Blushi.

Blushi përmes një postimi në "facebook" shkruan se Spiropalit nuk do t'i përgjigjet më ai ndërsa vijon ta quajë të çmendur.

"11 pyetje Endrit dhe një sqarim gazetarëve për të çmendurën E. Të dashur kolegë gazetarë,  Që ditën që e Çmendura E. fyeu publikisht gjakun e Dëshmorëve dhe Heronjve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më asnjë përgjigje.

Por pa përgjigje nuk do ta lemë sigurisht, në mënyrë që t'i japim gjithmonë një shans për ta shpëtuar nga këmisha e forcës në Spitalin Nr.5. Ndaj ju bëj me dije se nga sot e në vijim për të do kujdeset veçanërisht si "Ekip Mjekësh", një Ndihmës dhe një Ndihmëse e Zëdhënësit të Presidentit", shkruan Blushi.

Kurse Fugës ka zgjedhur ti përgjigjet me 11 pyetje.

"Sa për Endrin, në shenjë respekti ndaj reciprocitetit dhe për të mos u treguar arrogant, po i përgjigjem me 11 pyetje:

1. Kush e ka cilësuar median "Kazan"? Buburreci Trendi apo Presidenti Meta?

2. Qeverinë e Buburrecit Trendi apo Qeverinë Meta akuzon DASH për shkelje të të drejtave të gazetarëve e dhunim të fjalës së lirë gjatë pandemisë?

3. Buburreci Trendi apo Presidenti Meta ka hapur media personale, kundër mediave të pavarura?

 4. Paketën anti-shpifje që alarmoi BE-në dhe që jua përplasi turinjve "Venecia" për dhunim të hapur të lirisë së shprehjes, kush e miratoi? Qeveria Meta? Dhe në Parlament e ktheu për rishqyrtim Buburreci Trendi?

5. Presidenti Meta ka mbyllur TV, gazeta e portale kritike, ka arrestuar e dhunuar gazetarë gjatë protestave të opozitës apo Buburreci Trendi?

6. Pse nuk reagove kur shtëpinë e gazetares së mirënjohur investigative Klodiana Lala e qëlluan me armë?

7. Pse nuk reagove kur gazetarin Alfred Lela e dhunuan gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar?

8. Kush ja u mbylli emisionet gazetarëve Ylli Rakipi dhe Adi Krasta?

9. Buburrecin Trendi apo Presidentin Meta citojnë raportet e organizatave më prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si fajtor të vetëm për regresin vit pas viti të lirisë së shprehjes në Shqipëri?

10. Kush ja u cakton gazetarëve pyetjet dhe pse i përjashton gazetarët kritikë gjatë Konferencave të Buburrecit Trendi?

11. A të mori leje z.Alfred Peza kur i adresoi ato pyetje publike Malavitës apo i bëri me kokën e vet?

Nëse për të gjitha këto pyetje ke heshtur dhe do vazhdosh të heshtësh në vijim, atëhere edhe ti do e humbësh shansin për replikë, pasi nuk do konsiderohesh më si Zëdhënës i Kryeministrit në detyrë, por vetëm si Zëdhënës i Malavitës.

Jam në pritje të një reflektimi dhe kam besim se do reflektosh! Dhe të lutem kur do rakordohemi për përballjen televizive të Presidentit Meta me Buburrecin Trendi? Në cilën studio televizive? Në çfarë dite? Po orën?", shkruan më tej Blushi.

Ora 16:13
Spiropali ironizon Metën: Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti

Pas kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali sa i takon sulmit të paprecedent të presidentit Ilir Meta kundrejt botuesëve dhe gazetarëve të Report TV e Shqiptarja.com.

Me anë të një statusi në Facebook, ministrja Spiropali ironizon Metën duke i kujtuar dhënien e pasaportave në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës ku shkuran se: Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë.
Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti.

Ora 15:11
Endri Fuga: Ilir Meta, aleati politik i ish- pushtetarëve që kanë mbyllur gazeta, gjobitur televizione e burgosur gazetarë

Drejtori i komunikimit i kryeministrit, Endri Fuga ka reaguar sërish pas sulmit të presidentit Ilir Meta ndaj gazetarit dhe botuesit të Shqiptarja.com, Carlo Bollino pas zbulimit të skandalit të nënshtetësisë. Fuga shkruan se Meta është një nga ato pushtetarë që do t'ua mbyll gojën mediave.

" Media në Shqipëri ka vuajtur nga pushtetarë që kanë mbyllur gazeta, gjobitur televizione dhe burgosur gazetarë. Ilir Meta është sot aleati politik i këtyre ish-pushtetarëve dhe me sulmin ndaj gazetarëve e familjareve të tyre tregon së lirinë e shtypit e sheh njësoj si ata", shkruan Fuga.

Postimi i plotë i Endri Fugës
Ora 13:52
Veliaj-Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë  të presidentit Meta i cili ka nisur një fushatë kundër medias e cila zbuloi skandalin me dhënien e pasaportave në kundërshtim me ligjin.

Përmes një postimi në twitter, Veliaj shpreh solidaritetin me mediat që hetojnë dhe refuzojnë bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së ndershme të vendit.

“Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave! Solidaritet me Albën, Carlon e këdo që refuzon bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së ndershme të vendit”, shkruan Veliaj.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Erion Veliaj
Ora 13:13
Sulmi i Metës ndaj botuesit të Shqiptarja.com dhe gazetarëve/ Rama: I vetmi faj i tyre është që i shërbejnë publikut

TIRANË- Skandaloze e ka quajtur kryeministri Edi Rama sulmet e ardhura nga Presidenca në drejtim të botuesit të Shqiptarja.com, Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi pas publikimit të skandalit me nënshtetësitë. Për Ramën, ajo nuk është gjë tjetër veçse një tregues se vulgaritetit, brutalitetit dhe anti-shtetit.

"Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!

 I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t'i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie", shkruan Rama.

Postim i plotë i kryeministrit Edi Rama
B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xha temja: 25/10/2020 21:10

    Ilir muti po shperfytyrohet dita dites. Po sulmon gazetare ne emer te kushtetutes po jep pasaporta krimineleve ne emer te kushtetutes,po del i pire tap ne emision live ne presidence ne emer te kushtetutes, po shan si ordiner e mallkon ne emer te kushtetutes. Cfar krimi dhe shkelje te renda duhet te bej ky ne emer te kushtetutes qe te izolohet me urgjence? Dhe sa duhet ta durojme akoma kete funderrine te pashoqe?

    Përgjigju
  • Iris: 25/10/2020 18:55

    Ilir Meta ka bere gabim duke sulmuar /SHQIPTAREN/, pasi shtypi eshte I pavarur,por dhe reagimi I figurave politike per deklaratat e Metes eshte I gabuar,pasi le impresionin se kjo media ka preference politike./SHQIPTARJA/ shikohet si media e pavarur,e pa ndikuar,qe I jep seciles pale hakun qe Meriton,pa dorashka,pa censure.Ajo eshte pak a shume si nje /CNN/alla shqiptarce.Ne nje ambient ku mentaliteti dhe paragjykimi kane nje influence te madhe ,mediat neutrale duhet te luftojne dhe te kujdesen shume, qe as aksidentalisht,as te detyruara te mos e humbin kete neutralitet qe sjell per to respect e besim nga ndjekesit e tyre.Si rrjedhim I takon vetem /SHQIPTARES/te reagoje per deklaratat e Metes.

    Përgjigju
  • Socialisti: 25/10/2020 18:17

    Kur te jep e mend ky blushi i topave me lepires njeri ska ku te veje mbylljani gojen ketij legen keshilltari nne njeri pa vlere njeri hic me ilir mutin

    Përgjigju
  • I KORUPTUARI DERI NË PALC: 25/10/2020 16:01

    ILIR META NJERIU MË I KORUPTUAR E NJERIU MË HAJDUT. NJË NJERI SHUM I NDYR. E KY NJERI KAQ I ULËT TË JET NË MAJAT E POLITIKËS SHQIPTARE. E KY FUNDËRRIN ME EMRIN ILIR KA DHE KURAJON TË SULMOJ TË MADHIN KARLO BOLLINO NJË BURR ME DINJITET E ME KURAJO BURRI MADHËSHTOR. PO SKORJA ILIR STACJONIN E FUNDIT E KA NË REÇ.

    Përgjigju
  • O tej: 25/10/2020 15:42

    OMetmuti hajduti!

    Përgjigju
  • O tej: 25/10/2020 15:37

    Ilir Meta eshte jadh**itje Zorres seT**she... a doni me per Beluin?

    Përgjigju
  • O tej: 25/10/2020 15:28

    Ilir Meta eshte deficit ndaj ketij temit ndaj Monika e refuxon ate.

    Përgjigju
  • Yvx: 25/10/2020 15:20

    Do tu hash m*tin gazetareve o bir kur**

    Përgjigju
    • Box: 25/10/2020 19:34

      Ky do tu haje mutin Monika ka*** in

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?