Sulmi i Metës ndaj Shqiptarja.com, Cukali: Gjuha agresive ka qëllim të mbyllë gojën, kërcënim i pastër ndaj gazetarëve

25 Tetor 2020, 16:14| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 16:21

  • Share

Sulmet e fundit të Presidentit Ilir Meta ndaj botuesit dhe gazetarit Carlo Bollino kanë nxjerrë në pah një tjetër problematikë në raportin e gazetarëve me politikanët dhe është pikërisht përpjekja e këtyre të fundit për mos të lejuar zëra kritikë.

Drejtori i Këshillit të Medias Koloreto Cukali, i sheh akuzat e zëdhënësit të presidentit Tedi Blushi ndaj botuesit Carlo Bollino si një kërcënim i hapur dhe përpjekje e pastër për t’u mbullur gojën gazetarëve.

Etiketimet të tipit Malavita e përdorura nga zëdhënësi i Presidentit janë të patolerueshme në një ambient të medias së lirë. Gazetarët duhet të bëjnë punën e tyre dhe nuk duhet të sulmohen. Nëse ka fakte të dalin faktet. Gjuha agresive dhe sulmuese ndaj gazetarëve pavarësisht se nga cila palë vjen është e patolerueshme. Gjuha agresive ndaj gazetarëve ka një qëllim, të mbyllësh gojën. Është kërcënim i pastër për gazetarët”, shprehet Drejtori i Këshillit të Medias Koloreto Cukali

Për Cukalin do duhet që të krijohet një kulturë e re komunikimi dhe komuniteti i gazetarëve të reagojë për mos lejuar sulme të tilla.

Gjëja e parë që duhet të ndodhë është që komuniteti i gazetarëve të bëhet bashkë për mos lejuar ndaj secilit gazetar dhe secilës media të përdoret një gjuhë e tillë. Duhet të përpiqemi të ndajmë gjënë që është politike, nga media dhe biznesi. Këto lloj interesash uk duhet të përputhen. Duhet të krijojmë një kulturë ku nje njeri me pushtet nuk mund të sulmojë gazetarin. Kjo kulturë ndryshon duke forcuar solidaritetin mes gazetarëve”, tha ndër të tjera Cukali.

Që prej publikimit të skandalit për 419 nënshtetësitë që presidenti ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë të kërkuara nga ligji, sulmet ndaj Shqiptarja.com dhe Report tv nuk kanë ndaluar nga Ilir Meta dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi, duke shënuar një rast të paprecedentë, të përpjekjeve të pushtetarëve për të ndërhyrë në fjalën e lirë.

Komento

Komente

  • vlora: 25/10/2020 17:33

    Ka gati nje muaj qe presidenti permes zedhensit perdor nje gjuhe rugacerore dhe intimiduese ndaj gazetave TEMA DHE SHQIPTARJA.COM ,dhe asnje shoqate nuk ka folur nje fjale te vetme.Turp per shoqatat e gazetareve dhe te medias te cilat ushqehen me leket e evropes per te mbrojtur shtypin e lire e tani qe po sulmohen koleget e tyre nga nje rugac e injorant si Blushi nuk e ngrene zerin e te shkojne deri aty sa te bojkotojne aktivitetet e presidentit qe te tregojne te pakten se egzistojne.turp per keto shoqata dhe bravo z.koloreto edhe pse i vonuar,po me mire vone se kure

    Përgjigju
  • O tej: 25/10/2020 16:43

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?