Politikë

Meta takim me ministrin Linhart: Austria mbështet integrimin e Shqipërisë  dhe liberalizimin e vizave me Kosovën

19 Nëntor 2021, 15:44| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 15:53

  • Share

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Linhart, ku u vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve. Meta shprehu vullnetin e Tij për nxitjen e tyre në fushën ekonomike, tregtare, në turizëm, arsim e kulturë, si dhe rritjen e investimeve austriake në Shqipëri.

Meta falënderoi Ministrin Linhart për mbështetjen e sinqertë që Austria i jep Shqipërisë dhe gjithë rajonit në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe me liberalizimin e vizave me Kosovën.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim të ngrohtë Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z. Michael Linhart. 

Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, marrëdhëniet dhe miqësinë e fortë tradicionale mes dy popujve, si dhe shprehu vullnetin e Tij për nxitjen e tyre në fushën ekonomike, tregtare, në turizëm, arsim e kulturë, si dhe rritjen e investimeve austriake në Shqipëri. 

Dimensioni i bashkëpunimit rajonal dhe shumëpalësh mes dy vendeve fiton një rëndësi të posaçme, me Shqipërinë si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për periudhën 2022-2023.

Presidenti Meta falënderoi Ministrin Linhart për mbështetjen e sinqertë dhe shumë të rëndësishme, që Austria vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe gjithë rajonit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, posaçërisht në hapjen e bisedimeve të pranimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave me Kosovën.


Lajmi kryesor:

Ministri austriak: Mbështesim Ballkanin e Hapur, BE  të rrisë investimet në rajon! Shqipëria gati për BE! Ministrja e Jashtme: Në këtë proces jemi bashkë me Maqedoninë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?