Krerët e politikës shqiptare kanë uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, pas një muaji sakrificash e solidariteti.
Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit, pas sakrificës së muajit të Ramazanit. Ai ka cituar fjalën e profetit Muhamed:"Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin", duke u bazuar edhe në situatën aktuale në Shqipëri. Presidenti thotë se Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive.
Postimi i Metës:
GËZUAR FITËR BAJRAMIN!
Sot besimtarët myslimanë kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajit të vetëpastrimit shpirtëror, të amnistisë hyjnore dhe solidaritetit njerëzor. Agjërimi si rit abrahamik, për besimtarët risjell çdo vit nevojën e largimit nga ligësitë që janë pasojë e mospajtimit të arsyes me dëshirat. Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive. Suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, siç porosit Profeti Muhamed: "Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin". Bashkoj lutjet e mia me ju, për jetimët, pensionistët, të sëmurët dhe të pamundurit, të cilët në këtë kohë pandemie e kanë patur më të vështirë. Zoti ua pranoftë agjerimin gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit! Gëzuar festën e Fitër Bajramit, me shëndet e mbarësi! Me lutjet tuaja dhe të gjithë shqiptarëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen.
Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka uruar për të dytën herë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin. " Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët", mbyll mesazhin e tij Rama.
"Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve. Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët", shkruan Rama.
Në këtë ditë të Fiter Bajramit nuk ka munguar edhe një urim nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Edhe në këtë ditë, aktualiteti nuk është jashtë vëmendjes së kryetares së LSI-së.
"Të dashur besimtarë mylsimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!
Ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë. Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët", shkruan Kryemadhi.
Zv. kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët mysliman për Fiter Bajramit. Në një urim të gjatë, drejtuar çdo besimtari myslimanë për më shumë paqe dhe dashuri. Në mesazhin e tij nuk ka munguar ironia, për ata politikanë që nuk mbajnë premtimet, siç ishte edhe ai për xhaminë e madhe.
"Çdo shqiptari të zakonshëm, të besimit islam, kudo që të ndodhet, dua t'i uroj me shpirt; Gëzuar Bajramin e madh! Kudo që të ndodhesh, në Divjakë- Cerme të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Kamp, Shkumbin, Sulzotaj, Shenepremte, Mize, Xeng, Zharnec, Gërmenj, Bishtcukas, Hallvaxhias, Hoxhaj, Dushk Can, Tre Ura, Stravec, Grabian, Ferras, Sopez, Spolate, Babunje, Kamenice, Kryekuq, Gurr, Remas, Mucias, Bedat, Adriatik,
Bushnje, Berat, kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Malin e Zi, Të kesh Zotin pranë, besimin e fortë në të, paqen, miresinë, dashurinë, kujdesin, solidaritetin, përulesinë, drejtësinë e barazinë si vlera themelore të komunitetit tonë!
Gjendju të pamundurit, nevojtarit, të sëmurit, punëtorit, shërbyesit! Ndaj me ta jo thjesht besimin ne zot, por gjithçka ke, nga vlerat, mundësitë deri tek ushqimi, ilaçet dhe çdo gjë që e bën jetën e tjetrit më të mirë!
Para Zotit jemi të gjithë të barabarte pavarësisht nga pushteti, pasuria, fuqia që buron prej tyre! Dua ta përsëris; Është festa juaj, vlerave tuaja si njerëz modeste e të përulur, të zakonshëm por të jashtëzakonshëm si të tille! Nuk është festa e vrasësve që, kujtohen për Zotin pasi i marrin jetën që Zoti i fali tjetrit të paqtë e të pafaj, thjesht si fuqi e pushtetit mbi te ndryshmin, kundërshtarin, atë që nuk i bindet fuqisë së tij të padrejtë, pa moral e vlera; Nuk është festa e hajdutëve që, kujtohen për Zotin kur duan të fshehin vjedhjet, grabitjet, abuzimin e korrupsionin, pasurimin e paligjshëm, të padrejtë e asfare moral duke i mohuar mundësitë që Zoti ju ka dhënë gjithë të tjerëve, thjesht si keqpërdorim i pushtetit;
Nuk është festa e mashtruesve që, të shohin në sy e pa respekt, nder e dinjitet, moral, flasin për Zotin, flasin në emër të Zotit apo me keq, bëjnë si Zoti kur në fakt mashtrojnë, gënjejnë çdo dite, çdo vit, përherë, në dite feste edhe më shumë, për t'u dukur ata që nuk janë, nisur nga nevoja ulëritëse për puahtet mbi njerëzit e zakonshëm! Nuk mund të jenë këta pronaret e besimit, ëndrrave, shpresës së njerëzve, komuniteteve! E mbani mend se sa ju kanë gënjyer për xhaminë e madhe", shkruan Braçe.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.
" Gëzuar Fitër Bajramin çdo familje muslimane! Kjo e diel e shenjtë e sakrificës, bashkimit dhe reflektimit është njëherësh simbol i dashurisë njerëzore, solidaritetit e ndihmës për më të pamundurit. Zoti i pranoftë lutjet dhe sakrificat tuaja e magjia e kësaj dite të shenjtë sjelltë lumturi në familjen e çdo shqiptari. Të gjithë bashkë, me dashurinë e vëmendjen për njëri – tjetrin do ia dalim përherë t’i japim dritë jetës", shkruan Xhaçka.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar të gjithë besuimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Ai shprehet se forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë. Basha gjithashtu ka publikuar edhe vargje kuranore krahas urimit.
Postimi i Bashës:
Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit! Koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.Bashkoj lutjet e mija me të gjithë besimtarët, në veçanti për çdo bashkëqytetar në vështirësi e pamundësi, për ata që lëngojnë e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit, për prindërit dhe për fëmijët tanë e për mbarë kombin tonë, me këtë sure me titullin kuptimplotë Shndritja:
'Si kur shndrin dielli i mesditës,
Ashtu dhe natën kur terri bie,
Zoti yt nuk të ka braktisur,
As zemëruar me ty nuk është.
Dhe patjetër çfarë po vjen,
Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,
Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,
E ti i lumtur”.
Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë!", ka shkruar Basha.
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ai ka publikuar një foto të xhamisë Et'hem Beut në sheshin "Skënderbej" me mbishkrimin.
"Gëzuar Fitër Bajramin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju", ka shkruar Rama.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter-Bajramit, duke qenë se sonte është darka. Në urimin e tij Ruçi thotë se festa e Fiter-Bajramit është në të njëjtën kohë festivali i besimit, dashurisë, shpresës dhe humanizmit. Sipas Ruçit Muaji i Ramazanit që sapo u mbyll ishte një sakrificë fisnike brenda një dhimbjeje të madhe e të heshtur njerëzore e globale, të shkaktuar nga rreziku i koronavirusit.
Këtë vit festa e Fiter-Bajramit për shkak të pandemisë nuk do të falet dot në shesh, por në xhamitë e lagjeve të tyre. Ndër të tjera Ruçi thotë se kjo qoftë e fundmja herë që festojmë të izoluar.
“Fiter-Bajrami, kjo ditë e kurorëzimit të agjërimit, është në të njëjtën kohë festivali i besimit, dashurisë, shpresës dhe humanizmit. Muaji i Ramazanit që sapo u mbyll ishte një sakrificë fisnike brenda një dhimbjeje të madhe e të heshtur njerëzore e globale, të shkaktuar nga rreziku i koronavirusit. Pandemia i pengoi besimtarët myslimanë të ushtronin ritet fetare mijëravjeçare dhe t’u bashkoheshin familjarëve, të afërme e miqve në shtëpi, xhamitë e qendrat komunitare, për t’u lutur, ndihmuar, dhuruar dhe admiruar njeri-tjetrin, për të kremtuar bashkarisht iftaret, namazet, festimet dhe çastet e gëzuara me të dashurit. Por myslimanët, ashtu si të gjithë shqiptarët, besimtarë apo jo besimtarë, rezistuan dhe po fitojnë. Besimtarët i ushtruan ritet, agjëruan, gëzuan, shpresuan brenda vatrave të tyre familjare. Ata provuan se besimi, dashuria e shpresa, dhe jo frika e ftohtësi janë vlerat që i udhëheqin në jetë. Ky është Fiter-Bajrami i parë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe na gjen në nisje të daljes nga pandemia e koronavirusit. Prandaj një mesazh solidariteti e dashurie kam për të gjithë besimtarët që nga koronavirusi humbën të dashurit e tyre dhe nga tërmeti humbën shtëpitë. Të prekurve nga COVID-19 u uroj shërim të shpejtë dhe të dëmtuarve nga tërmeti u uroj të kthehen sa më shpejt dhe të lumtur në shtëpitë e tyre të reja, për të cilat nxis Qeverinë të përshpejtojë Programin e Rindërtimit. Me këtë rast shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për komunitetin mysliman dhe kontributin e institucioneve fetare për të motivuar besimtarët dhe të gjithë qytetarët të përballojnē me stoicizëm pasojat dhe rregullat mbrojtëse nga koronavirusi dhe të mbrojnë shenjtërinë e jetëve njerëzore. Shëndet, paqe e lumturi në familjet e të gjithë shqiptarëve! Uroj që kjo të jetë festa e fundit që e festojmë të izoluar dhe shumë shpejt të kthehemi të gjithë në jetën normale dhe gëzimet e saj!”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij të urimit me rastin e Festë së Fiter-Bajramit", shkruan Ruçi.
O mona o palaço fshatare nuk ke shanc ti bashk me burecin tënd fundërrin. Burgut si shpëpëtoni dot o monika kapot. Prej hundësh do ju dalin vjedhjet e miljarda eurove o qelbësir fshatare me intelekt 0.
PërgjigjuVetem injoranti meret me fe, jo intelektuali
PërgjigjuSic ke emrin ashtu i paske trute. Per harmonine fetare Shqiperine e kane nderuar me ardhjen e tyre Papa Francesku patriarku i Rusise Kirili
PërgjigjuTë janë thare trute me Qirille e Franceske
Politikanet dhe shqiptarët nuk kanë asnjë pune te urojnë pashke-bajramerine e pushtuesve greko-osmane sepse nuk janë kultura të tyre... Shqiptarët kanë për fe atë të të parëve të tyre, Dodonën Pelasgjike, yjet, lumenjtë, shkëmbinjtë, herojntë e tyre...kanë për kult legjendën e stërlashtë ilire të Rozafatit.. Mjaft më me fetë e pushtuesit!
PërgjigjuLikja i do njeri tjetrin ah like ah po te bjen fundi
Përgjigju