Në ditën e Bajramit, Kryemadhi 's'harron' Teatrin: Zoti na dhëntë forcë për t'u ngritur për antivlerat që cenojnë kombin

24 Maj 2020, 12:37| Përditesimi: 24 Maj 2020, 12:38

  • Share

Në këtë ditë të Fiter Bajramit nuk ka munguar edhe një urim nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Edhe në këtë ditë, aktualiteti nuk është jashtë vëmendjes së kryetares së LSI-së.

"Të dashur besimtarë mylsimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!

Ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë. Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët", shkruan Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Politika uron Fitër Bajramin, Meta:Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin! Rama:Paqja e mëshira e Allahut qoftë me ju! (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?