Sociale

Meta uron Krypeshkopin e ri: ‘Përrallat’ në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Anastasit, morën sot përgjigjen e merituar

16 Mars, 14:03| Përditesimi: 16 Mars, 14:05

  • Share

1738403163_mm.JPG

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Fortlumturinë e Tij, Joan Pelushin, për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë nga Sinodi i Shenjtë.

“Në këtë moment historik për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i shpreh urimet më të përzemërta Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit”, shkruan Meta, duke e cilësuar atë një personalitet të jashtëzakonshëm, me të cilin ka bashkëpunuar ngushtë në kohën kur drejtonte Mitropolinë e Shenjtë të Korçës.

“Jam dy herë i lumtur për zgjedhjen në këtë detyrë shumë të rëndësishme të një personaliteti të jashtëzakonshëm, të cilin e njoh nga afër dhe kam patur fatin të bashkëpunoj në detyrat e larta shtetërore kur Ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë Korçë”, thekson Meta.

Ai shprehet besimplotë se Kryepeshkopi i ri do të vijojë me dashuri dhe përkushtim misionin në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, si dhe forcimit të harmonisë ndërfetare.

Në mesazhin e tij, Meta shpreh edhe njëherë mirënjohjen për kontributin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos, duke theksuar se “të gjitha ‘përrallat’ në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas morën sot përgjigjen e merituar”.

"Jam besimplotë se me bekimet e Zotit Fortlumturia e Tij Joani do të vijojë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën.

Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për kontributin e madh, të paharruar dhe gjithmonë të vlerësuar të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos për ringritjen e Kishës dhe për edukimin e brezave të rinj të klerikëve ortodoksë. Të gjitha "përrallat" në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, morën sot përgjigjen e merituar. Edhe njëherë urime Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë", shkruan Meta. 


Lajmi kryesor:

Fortlumturi Joani zgjidhet drejtuesi i Kishës Ortodokse: Detyrën do ta zbatoj me devotshmëri! Uron Patriarku i Konstandinopojës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?