Në 24-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në familjen e tij.
Ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku ndodhet së bashku me familjarët e Hajdarit, në të cilën shkruan se lideri i Lëvizjes Studentore është një shembull që e frymëzon për guxim dhe ndryshim.
"Kënaqësi të vizitoja sot familjen e dashur Hajdari për të kujtuar Liderin e Lëvizjes Studentore dhe të Dhjetorit '90, Azem Hajdarin. Shembulli i tij frymëzon më shumë se kurrë për Guxim dhe Ndryshim", shkruan Meta.
Postimi i Ilir Metës
Lajmi kryesor:
24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Ftoj studentët të ngrihen si Lëvizja në vitet ’90! Rudina Hajdari: Ishte model për shoqërinë
S.C/ReportTv.al