Meta-Berisha në protestë, Veliaj për Report Tv: Cirk para fushate, kërcejnë nga belaja për hall personal! Mesazh kundërshtarëve: T'u shërbejmë qytetarëve

1 Mars 2023, 14:03| Përditesimi: 1 Mars 2023, 16:48

  • Share

3 marsi, dita kur do të mbahet protesta e opozitës në kryeqytet, nuk do të jetë gjë tjetër përveç se një cirk. Kështu e ka vlerësuar kryebashkaiku i Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv, organzimin e opozitës, ndërsa theksoi se ajo do të zhvillohet vetëm për interes të drejtuesve dhe jo të qytetarëve.

“Ata dalin për hallin e tyre. Shtëpitë e njerëzve dhe paniqet i hapin vetëm për vota. Shikoni se çfarë ndodhi më 8 janar kur rrahën njëri-tjetrin dhe dogjën selinë e tyre. Praktikisht ti kupton se këta kanë hall vetëm interesin e tyre. Njëri është non-grata në Amerikë dhe Angli, tjetri nuk merr dot një votë dhe ngeli duke ndërruar emrin e partisë sepse me atë imazh skandaloz nuk mund të vazhdojnë më të jetojnë në politikë. Ata kanë vetëm, hallin e tyre, se po të ishin duke vuajtur nuk do ishin me vila në Lalz. Nuk do i kishin zyrat në kullat e Tiranës. Shajnë kullat dhe në kulla rrinë vetë, shajnë ndërtimet dhe në fakt janë ndërtuesit kryesorë, janë edhe ndërtues edhe përfituesit e mëdhenj të vilave në bregdet. Ajo e datës 3 është një cirk para fushate. Është tamam cirku në fshat. Dhjetë javë janë, do i durojmë edhe këto cirqe dhe pastaj të çojmë Tiranën dhe Shqipërinë në drejtimin e duhur”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se numri i madh i emrave të konfirmuar për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, tregon demokraci dhe se shpreson që fushata të jetë me shumë ide. I pyetur për kundërshtarët politik, kryetari i bashkisë tha se detyra e tyre është që të marrin vendime që u shërbejnë qytetarëve.

Veliaj komentoi projektvendimin për auditimin e pallateve të vjetra mbi 50-vjeçare. Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se ky vendim nuk ka lidhje me prishjen e këtyre ndërtesave, por me inventarizimin dhe krijimin e një pasaporte sigurie për çdo godinë.

'Është një diskutim që ka filluar në vitin 2019, që çdo qytet, jo vetëm Tirana, duhet të bëjë auditin e ndërtesave. Pra, çdo ndërtesë duhet të ketë një pasaportë sigurie të vetën. Nuk ka lidhje me prishjen e tyre. Në shumë prej qyteteve tona ka një pafundësi anomalish.'- tha Veliaj.

Duke u ndalur tek turizmi, në Tiranë, Veliaj tha se rritja e turistëve ka ardhur falë investimeve në 8 vitet e fundit dhe qasjes për të pasur një qytet të pastër, mikpritës dhe me kushtet e nevojshme të hotelerisë.

Ora 14:15
7 kandidatë për Tiranën, Veliaj: Detyra jonë të marrim vendime që u shërbejmë të gjithëve, jo t’u pëlqejmë të gjithëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se numri i madh i emrave të konfirmuar për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, tregon demokraci dhe se shpreson që fushata të jetë me shumë ide.

“Gjithë këta kandidatë - qofshin 6, 7 apo 17 - janë të mirëpritur. Në demokraci, sa më shumë opinione të kemi, sa më shumë ide të rrihen, aq më mirë bëhet. Ju uroj të shtatëve shumë sukses dhe një eksperiencë të jashtëzakonshme që sjell fushata dhe rrahja e ideve. Por, është tjetër gjë të komentosh nga divani në Facebook, dhe tjetër gjë të thuash se çfarë vendimi duhet të marr tani. Unë nuk e kam luksin të jem analist, unë duhet të marr një vendim për mënyrën si ecën qyteti. Vendimet nuk i pëlqejnë gjithmonë të gjithëve, por thirrja ime për të gjithë kandidatit është: Detyra jonë është t’u shërbejnë të gjithëve dhe jo t’u pëlqejmë të gjithëve. Ndonjëherë kur i shërben të gjithëve, ndërton një rrugë të drejtë, por dikujt i prishet avllija, e cila ka mbirë si pykë aty, dikush tjetër ka ndërtuar pa leje dhe ndoshta i prishet interesi. Ndaj, pyetja nuk është a i pëlqejmë të gjithëve, por a i shërbejmë të gjithëve. Kur ndërtojmë shkolla të reja, rrugë të reja, ne duam të kalojmë në një transport publik komplet të dedikuar për transportin publik, siç kemi bërë me biçikletat, që të mos kemi incidente apo aksidente si ai që ndodhi - është mëse normale në një qytet me kaq shumë lëvizje dhe kaq shumë fluks. Fatmirësisht asnjë humbje jete. Por duhet të kuptojmë që këto janë vendime që duhet me i marrë përditë me përgjegjësi dhe jo të bëjmë analistin. Analistët e kanë luksin të japin ide në fantashkencë. Ndërkohë, një kryetar bashkie duhet të marrë vendime të përditshme”, tha Veliaj.

Ora 14:15
Ndërtesat mbi 50-vjeçare, Veliaj: Opozita përhap panik! Pasaportë sigurie për çdo ndërtesë, nuk bëhet fjalë për të prishur shtëpi

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi projektvendimin për auditimin e pallateve të vjetra mbi 50-vjeçare. Në një intervistë për Report tv, Veliaj tha se ky vendim nuk ka lidhje me prishjen e këtyre ndërtesave, por me inventarizimin dhe krijimin e një pasaporte sigurie për çdo godinë.

“VKM nuk ka dalë dje, as sot. Është një diskutim që ka filluar në vitin 2019, që çdo qytet, jo vetëm Tirana, duhet të bëjë auditin e ndërtesave. Pra, çdo ndërtesë duhet të ketë një pasaportë sigurie të vetën. Nuk ka lidhje me prishjen e tyre. Në shumë prej qyteteve tona ka një pafundësi anomalish. Ju kujtoj që në zonën e Tufinës, në Njësinë 4, ka shumë reparte ushtarake që janë ndërtuar si kapanone të përkohshme për ushtarakët, ndërkohë aty jetojnë famuilje prej 30 vitesh. Ka shumë ndërtesa të cilat, lavdi zotit, i shpëtuan valëve të tërmetit, por kanë nevojë të kontrollohen, deri në sa ballë mban kjo ndërtesë? A duhet përforcuar kolona, a duhen përforcuar muret? Çdo bashki do të bëjë një skaner të këtyre ndërtimeve, sepse po këta njerëz të Foltores që përmende ti, kur ndodh fatkeqësia thonë: Përse nuk morët masa? Kur merr masa, fusin panic tek njerëzit”, tha Veliaj.

I pyetur lidhur me faktin se drejtori i Institutit Ndërtimor, që duhet të bëjë kontrollin e strukturës së ndërtesave të vjetra, është në fakt edhe vjehrri i kandidatit të Berishës për Tiranën, Belind Këlliçi, Veliaj tha: “Për historitë me vjehërr dhe dhëndër, unë nuk jam zonja Eni, nuk jam këtu të pajtoj familjet, se çfarë hap panik njëri në mëngjes dhe çfarë sqaron tjetri në darkë, këto janë muhabete familjare. Detyra ime si kryetar bashkie është që, kur të dalë kjo VKM, kur të jepet ky propozim, ne ta zbatojmë dhe t’i japim çdo ndërtese një pasaportë sigurie, që të dimë ku ka nevojë të përforcohet kolona, ku ka nevojë të përforcohen muret dhe ta dimë këtë jo kur të vijë fatkeqësia e radhës, por t’i paraprijmë asaj. Nuk bëhet fjalë për të prishur shtëpi, sepse ato janë banesa private, secili e merr vetë vendimin se si do ta zhvillojë pronën”.

Më herët, drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka përgënjeshtruar deklaratat e Sali Berishës dhe Ilir Metës lidhur me projektvendimin për kontrollin e strukturës së godinave mbi 50-vjeçare. Në një lidhje për Euroneës, Shkreli, i cili është njëkohësisht edhe vjehrri i kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, sqaroi se për ato pallate të vjetra, që kanë pësuar dëmtime ndër vite, do të bëhet ndërhyrje për t’i kthyer të sigurta për të jetuar. “Ky nuk është moment për t’u shqetësuar. Është një moment që njerëzve duhet t’u jepet siguria që banesat ku ata jetojnë, janë banesa të sigurta. Çdo ditë në Institutin e Ndërtimit vijnë kërkesa nga qytetarë, por edhe nga bankat apo shoqëritë imobilare për probleme të tjera, të cilat kërkojnë certifikimin se në çfarë gjendje ndodhen objektet sa i përket anës strukturore. Ideja është që objektet që paraqesin patologji të rënda do jenë objekte ku do ndërhyhet për t’i sjellë në normë sizmike. Pra, do ketë ndërhyrje në këto objekte. Në objekte që kanë patologji të lehta, ato do përballohen me një mirëmbajtje rutinë që ka ndodhur. Objektet i kanë rezistuar tërmeteve, por asnjëri nuk jep garanci në objekte të pa ekzaminuara se deri kur këto do i qëndrojnë tërmeteve”, tha Shkreli.

Ora 14:13
Rritje e numrit të turistëve në Tiranë, Veliaj për Report Tv: Turizmi në kryeqytet është kthyer në një industri të jashtëzakonshme

 

Turizmi në Tiranë po njeh ditët më të mira, pasi në bazë të shifrave mbi 4 milionë turistë vizituan vitin e shkuar kryeqytetin. Për Report Tv, kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, tha se rritja e turistëve ka ardhur falë investimeve në 8 vitet e fundit dhe qasjes për të pasur një qytet të pastër, mikpritës dhe me kushtet e nevojshme të hotelerisë.

‘Krahasuar me 8 vite më parë kur në Tiranë nuk i hidhte sytë njeri, turizmi është kthyer në një industri të jashtëzakonshme për qytetin. Ka shumë atraksione turistike, siç mund të jetë Bunkart 1 apo Bunkart 2. Ato tregojnë një pjesë të dhimbshme, por dëshmojnë sesi funksiononte sistemi në atë kohë. Ka filluar puna për shtëpinë “Dritëro Agolli”, siç është bërë edhe te “Shtëpia e gjetheve” apo te shtëpia e Ismail Kadaresë. Besoj se këto e kanë bërë Tiranën shumë të bukur. Vjet motivi i madh ishte kryeqyteti Europian i Rinisë. Këtë vit pak më shumë tek aktivitete sportive. Piramida po ashtu do të jetë një atraksion turistik.’- tha Veliaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • No mercy: 02/03/2023 19:44

    Te Rr.Frosina Plaku...(prishi e hidhi në tokë muret abuzivë që kanë zanun trotuare t..,shpresojmë të bësh edhe një Trotuar të denjë,normal,e të mos kalojmë në rrugë.makine...?!

    Përgjigju
  • zall herr: 01/03/2023 15:56

    kan 6 muaj qe kan perfunduar shtepiat e rindertimin ne zall herr..perse nuk i ndani po prisni zgjedhjet apo te bie termet ti zej brenda kasolleve ku i keni lene !!

    Përgjigju
  • naku: 01/03/2023 15:21

    o kryetar po ka vend ne bote pa opozite?

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/03/2023 14:28

    Erixon pederasti i pështirë, analfabet funkcional

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?