Rritje e numrit të turistëve në Tiranë, Veliaj për Report Tv: Turizmi në kryeqytet është kthyer në një industri të jashtëzakonshme

1 Mars 2023, 14:13| Përditesimi: 1 Mars 2023, 14:34

  • Share

 

Turizmi në Tiranë po njeh ditët më të mira, pasi në bazë të shifrave mbi 4 milionë turistë vizituan vitin e shkuar kryeqytetin. Për Report Tv, kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, tha se rritja e turistëve ka ardhur falë investimeve në 8 vitet e fundit dhe qasjes për të pasur një qytet të pastër, mikpritës dhe me kushtet e nevojshme të hotelerisë.

‘Krahasuar me 8 vite më parë kur në Tiranë nuk i hidhte sytë njeri, turizmi është kthyer në një industri të jashtëzakonshme për qytetin. Ka shumë atraksione turistike, siç mund të jetë Bunkart 1 apo Bunkart 2. Ato tregojnë një pjesë të dhimbshme, por dëshmojnë sesi funksiononte sistemi në atë kohë. Ka filluar puna për shtëpinë “Dritëro Agolli”, siç është bërë edhe te “Shtëpia e gjetheve” apo te shtëpia e Ismail Kadaresë. Besoj se këto e kanë bërë Tiranën shumë të bukur. Vjet motivi i madh ishte kryeqyteti Europian i Rinisë. Këtë vit pak më shumë tek aktivitete sportive. Piramida po ashtu do të jetë një atraksion turistik.’- tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Meta-Berisha në protestë, Veliaj për Report Tv: Cirk para fushate, kërcejnë nga belaja për hall personal! Mesazh kundërshtarëve: T'u shërbejmë qytetarëve


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?