Prej 6 muajsh banorët e fshatit Metoq në Sarandë kanë mbetur të izoluar! Ura me konstruksion metalik mbi lumin Bistricë është bllokuar për automjetet.
Banorët lëvizin në këmbë, ndërsa në anën tjetër të urës marrin automjetet për të mbërritur në qytetin e Sarandës, rreth 4 kilometra larg fshatit.
Po kështu hasin vështirësi për të transportuar produktet bujqësore nga fushat që lidhen përmes kësaj ure.
‘S’ka fonde, shumë kanë ardhur për këtë punë e shikojnë dhe ikin”, thotë një banor.
‘E transportojmë qumështin me karro. Kemi mbetur këtu si në ishull. Kemi mbetur në këtë vend ku jemi ne, këtu ka vetëm vjedhje”, shprehet një banor tjetër
Kryebashkiaku Adrian Gurma ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se nuk ka fonde, ndaj ka kërkuar ta rindërtojë ushtria, por deri më tani është vetëm në fazë projekti. Jemi në pritje të projektit, pastaj të hapim investimin për urën e fshatit Metoq
‘Me ministrinë e Mbrojtjes kemi mbledhur një grup pune, i cili është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha këto struktura që përmenda.’- u shpreh Gurma.
Përdorimi nga mjetet e tonazhit të rëndë nxori jashtë funksionit urën e Metoqit prej janarit të këtij viti.