Sociale

‘Mezi takojmë njëri-tjetrin’, ‘kritikat’ e Myftiut të Vlorës: Do doja të kishim festa një herë në muaj, sebep për t’u takuar (VIDEO)

6 Qershor, 12:49| Përditesimi: 6 Qershor, 13:03

  • Share

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, gjatë fjalës që mbajti në faljen e namazit në xhami, kishte edhe disa ‘kritika’. Myftiu tha se do të donte që të kishte më shumë festa, pasi njerëzit kohët e fundit, po takohen vetëm për raste të tilla.

“Këto vitet e fundit, e presim me padurim sepse kemi filluar ta takojmë njëri-tjetrin vetëm për festa. Kemi filluar të kujtojmë fqinjët tanë vetëm për festa. Do të kisha dashur prej Zotit që këto festa t’i kishim njëherë në muaj, që të bëhej një sebeb takimi me njëri-tjetrin.

Vëllezër dhe motra, qëllimi i kurbanit është të afrohemi me zotin e gjithësisë, por nëse ne nuk dimë të afrohemi me njëri-tjetrin, të kuptojmë njëri-tjetrin s’kemi për ta kuptuar zotin kurrë dhe s’kemi për t’u afruar asnjëherë. Ne zoti na ka krijuar njerëz, na ka dalluar nga krijesat duke na dhuruar mendjen dhe logjikën. Ne jemi krijesa të cilat orientohemi nëpërmjet mendjes tonë, besimit dhe nuk jemi si kafshët që vetëm nëpërmjet instikteve jetojnë.”, u shpreh ai.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jola: 06/06/2025 13:59

    Po festat i kemi në Shqipëri pothuaj njëherë në muaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?