I ftuari i ditës në emisionin “Botërori +” në Report Tv është ish-futbollisti Migen Memelli, sot në rolin e trajnerit. Memelli ka treguar pse u bë tifoz i Argjentinës dhe episodin e veçantë…
U bëra tifoz me Argjentinën prej Maradonës, në vitin 1986 kur isha fëmija, teksa për herë të parë pashë Kupën e Botës. Mbaj mend që deri atëherë nuk kisha parë televizor me ngjyra dhe ajo ishte hera e parë.
Maradona është protagonist përsëri, por duhet të ketë kujdes. Ai është imazh, ndaj sjellja e tij duhet të jetë korrekte. Për më tepër, ai sapo ka nënshkruar për të punuar me një klub në Bjellorusi.
Migen Memelli.
Komento