Migen Memelli, trajneri i Vllaznisë

Migen Memelli: Partizani u mbyll në 30 metra, vuajtëm presionin e një lojtari më shumë

14 Shtator 2023, 20:19| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 20:20

  • Share

Vllaznia dhe Partizani barazuan 0-0 për javën e tretë të Superligës. Në "Loro Boriçi" ndeshja ishte e luftuar, me skuadrat që ndanë pikët. Pas sfidës, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli tha se të tijtë vuajtën presionin e golit, duke qenë me një lojtar më shumë për 80 minuta.

"Zhvillimi i lojës nuk na shkoi ashtu siç duhet. Duhet të kishim bërë më tepër te pjesa e minutave të mbetura. Në pjesën e dytë futëm Smajlin, megjithëse ka vetëm 48 orë që ka ardhur nga ekipi kombëtar Shpresa, ku ka luajtur mbi 100 minuta. Sulmi u rrit ndjeshëm. Provuam nga krahët, sepse qendra e Partizanit ishte shumë e fortë", tha pogradecari.

Më pas Memelli foli edhe për rastet e kundërshtarit dhe presionin te të tijtë.

"Mund të kishim shënuar, ashtu siç edhe mund të kishim pësuar. Rezultati është i drejtë. Gjithmonë kemi këto vështirësi në 30 metrat e fundit kur skuadrat na mbyllen. Djemtë duhen falenderuar, sepse bënë gjithçka sot për të marrë tre pikët. Më e hapur do të ishte loja nëse Partizani do të luante me 11 lojtarë. Është e vështirë në kampionatin shqiptar kur skuadrat vendosen poshtë. Një skuadër, kur luan me një lojtar më tepër, vihet në presion, sepse duhet të fitojë patjetër. E vuajtëm presionin e epërsisë numerike", tha Memelli për mediet.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tirana përmbys Skënderbeun në kryeqytet, bardheblutë marrin kreun e Superligës! Vllaznia dhe Partizani barazojnë pa gola në Shkodër


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?