GOLAT/ Tirana përmbys Skënderbeun në kryeqytet, bardheblutë marrin kreun e Superligës! Vllaznia dhe Partizani barazojnë pa gola në Shkodër

14 Shtator 2023, 20:05| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 16:22

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit është në javën e tretë. Këtë të enjte u zhvilluan dy duele, me Tiranën që fitoi 3-1 me përmbysje kundër Skënderbeut në "Selman Stërmasi", duke marrë vendin e parë në klasifikim. Në 18:00 në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia dhe Partizani barazuan 0-0 në një ndeshje të luftuar dhe me raste.

Në "Selman Stërmasi", Tirana fitoi 3-1 kundër Skënderbeut me përmbysje për javën e tretë në Superligë. Bardheblutë u befasuan qysh në minutën e tretë, ndërsa pas një gabimi ishte Ardit Nikaj që kaloi korçarët në avantazh. Sulmuesi shkodran veproi bukur me topin dhe përshëndeti rrjetën e Ilion Likës. Minutat në vijim ishin më të mira për bardheblutë e Shehit, që shtynë në sulm. Do duhej fundi i pjesës së parë dhe konkretisht e 44 minutë që Kaina të barazonte ndeshjen pas një asisti të Përgjonit. Sulmuesi brazilian kërceu mbi të gjithë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekuilibër.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar, me Hasanin dhe Kainën që kishin disa mundësi. Duhej minuta e 66 që Shehi të hidhte në fushë Klevis Qefalinë për Ardit Hilën. Mesfushori i ri pas vetëm 11 minutash do shënonte golin e dytë për Tiranën, kjo pas një rrëmuje në zonë. Për t'u përmendur edhe tranversa e Yurit te Skënderbeu. Në fundin e lojës (90+8) ishte Florent Hasani që dërgoi shifrat në 3-1. Me këtë sukses Tirana merr kreun e renditjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa korrcarët pas dy fitoreve në javët e para mbajnë vendin e dytë. Duket se rikthimi pas disa muajve në "Selman Stërmasi" ka rezultuar me fat për bardheblutë.

Në "Loro Boriçi", Vllaznia dhe Partizani barazuan 0-0 për javën e tretë të Superligës. Edhe pse pa gola, fusha e lojës pa dy skuadra që dhuruan spektakël. Në minutën e 14-të ishte Maguette që la Partizanin me një lojtar më pak, ndërsa Vllaznia nuk mundi të shfrytëzonte faktorin fushë, tifozët dhe numrat e ndryshëm të lojtarëve. Për t'u vlerësuar paraqitjet fantastike të Qarrit dhe Hoxhës në portë, që shmangën gola të sigurt.

Ndeshja nisi mirë për Vllazninë, që rrezikoi disa herë me Bekim Balaj. Në minutat 4 dhe 14-të, Gueye Maguette u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe për rrjedhojë u ndëshkua me të kuq, duke lënë të tijtë me një lojtar më pak. Pas këtij episodi, të kuqtë provuan nga distanca me Rrapaj, ndërsa Bintsuka nuk iu besoi syve me rastin e humbur.

Fundi i lojës ishte kyç për portierët, me Qarrin që ndali Mba në minutën e 90-të dhe Hoxhën që priti një goditje të Malës në shtesën e katërt. Edhe pse për 80 minuta me një lojtar më shumë, shkodranët e Memellit nuk morën maksimumin në një ndeshje me raste.

Pas javës së tretë, Vllaznia me pesë pikë mban vendin e katërt, ndërsa me katër pikë pas dy ndeshjeve të luajtura, Partizani mban vendin e pestë.

Superliga - java 3:

E mërkurë

Egnatia 4-3 Erzeni

Dinamo 2-1 Kukësi

E enjte

Tirana 3-1 Skënderbeu

Vllaznia 0 - 0 Partizani

E premte

15:00 Laçi - Teuta

Renditja:

Ora 20:30
Barazimi me dhjetë futbollistë, Zoran Zekic: Partizanit i duhet një lojtar që shënon

Partizani ia doli të siguronte një pikë në transfertë, duke barazuar 0-0 kundër Vllaznisë në "Loro Boriçi". Pas javës së tretë në Superligë, për mediet trajneri i "Demave", Zoran Zekic tha se klubi duhet të gjejë një futbollist që shënon, pas rasteve të krijuara.

"Ne kemi luajtur 85 minuta me një lojtar më pak, vuajtëm dhe duhet të ndërtonim diçka në këtë ndeshje. Sot treguam karakter, ishim të disiplinuar, si duhej ta bënim me 11 lojtarë. Ishim mirë me topin, në pjesën e parë kishim shumë mundësi. Ne kishim shanse por nuk shënuam. Ky është problemi ynë, se nuk shënojmë. Një skuadër si Partizani duhet të gjejë personin që duhet të shënojë se ashtu mund të ngjitet edhe më lart", tha Zekic për mediet.

Ora 20:19
Migen Memelli: Partizani u mbyll në 30 metra, vuajtëm presionin e një lojtari më shumë

Vllaznia dhe Partizani barazuan 0-0 për javën e tretë të Superligës. Në "Loro Boriçi" ndeshja ishte e luftuar, me skuadrat që ndanë pikët. Pas sfidës, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli tha se të tijtë vuajtën presionin e golit, duke qenë me një lojtar më shumë për 80 minuta.

"Zhvillimi i lojës nuk na shkoi ashtu siç duhet. Duhet të kishim bërë më tepër te pjesa e minutave të mbetura. Në pjesën e dytë futëm Smajlin, megjithëse ka vetëm 48 orë që ka ardhur nga ekipi kombëtar Shpresa, ku ka luajtur mbi 100 minuta. Sulmi u rrit ndjeshëm. Provuam nga krahët, sepse qendra e Partizanit ishte shumë e fortë", tha pogradecari.

Më pas Memelli foli edhe për rastet e kundërshtarit dhe presionin te të tijtë.

"Mund të kishim shënuar, ashtu siç edhe mund të kishim pësuar. Rezultati është i drejtë. Gjithmonë kemi këto vështirësi në 30 metrat e fundit kur skuadrat na mbyllen. Djemtë duhen falenderuar, sepse bënë gjithçka sot për të marrë tre pikët. Më e hapur do të ishte loja nëse Partizani do të luante me 11 lojtarë. Është e vështirë në kampionatin shqiptar kur skuadrat vendosen poshtë. Një skuadër, kur luan me një lojtar më tepër, vihet në presion, sepse duhet të fitojë patjetër. E vuajtëm presionin e epërsisë numerike", tha Memelli për mediet.

Ora 20:01
Partizan 'heroik' në Shkodër, i merr pikë Vllaznisë me 10 lojtarë! Portierët tregohen 'monumentalë' (VIDEO)

 

Në "Loro Boriçi", Vllaznia dhe Partizani barazuan 0-0 për javën e tretë të Superligës. Edhe pse pa gola, fusha e lojës pa dy skuadra që dhuruan spektakël. Në minutën e 14-të ishte Maguette që la Partizanin me një lojtar më pak, ndërsa Vllaznia nuk mundi të shfrytëzonte faktorin fushë, tifozët dhe numrat e ndryshëm të lojtarëve. Për t'u vlerësuar paraqitjet fantastike të Qarrit dhe Hoxhës në portë, që shmangën gola të sigurt.

Ndeshja nisi mirë për Vllazninë, që rrezikoi disa herë me Bekim Balaj. Në minutat 4 dhe 14-të, Gueye Maguette u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe për rrjedhojë u ndëshkua me të kuq, duke lënë të tijtë me një lojtar më pak. Pas këtij episodi, të kuqtë provuan nga distanca me Rrapaj, ndërsa Bintsuka nuk iu besoi syve me rastin e humbur.

Fundi i lojës ishte kyç për portierët, me Qarrin që ndali Mba në minutën e 90-të dhe Hoxhën që priti një goditje të Malës në shtesën e katërt. Edhe pse për 80 minuta me një lojtar më shumë, shkodranët e Memellit nuk morën maksimumin në një ndeshje me raste.

Pas javës së tretë, Vllaznia me pesë pikë mban vendin e katërt, ndërsa me katër pikë pas dy ndeshjeve të luajtura, Partizani mban vendin e pestë.

Ora 17:29
Ivan Gvozdenovic: Sot nuk ishim keq, Tirana e meritoi fitoren


Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic foli për MCN pas humbjes që të tijtë pësuan 3-1 me përmbysje nga Tirana në "Selman Stërmasi", për javën e tretë të Superligës. Serbi ka uruar bardheblutë, ndërsa sipas tij lojtarët që drejton nuk ishin keq në fushë.

"Dua të uroj Tiranën për fitoren, është ekip i fort. Nuk është se sot ishim keq, ishim në ekuilibër në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë na ndryshoi sistemi, Tirana tregoi cilësi në fushë dhe e uroj prapë, e meritoi fitoren. Nikajn e nxora më herët se ishte lodhur nga Shpresat, ishte maksimumi i tij për 60 minuta. Rashica humbi fuqi gjithashtu", tha mes të tjerash Gvozdenovic.

Ora 17:24
Orges Shehi: S'më pëlqen që pësojmë, rëndësi ka që rikthyem rezultatin


Tirana fitoi 3-1 me Skënderbeun për javën e tretë të Superligës në "Selman Stërmasi". Bardheblutë përmbysën korçarët, ndërsa pas ndeshjes trajneri Orges Shehi për MCN tha se nuk i pëlqen që për ndeshjen e tretë, Tirana e tij pëson gol.

"Duam të përmirësojmë pjesën e agresivitetit, të jemi gjithmonë agresiv, edhe në lojën pa top. Me rëndësi është që e përmbysëm rezultatin. E prisja të kishim vështirësi kundër Skënderbeut. Kaina ishte futur në fushë për qëllimin e uljes së topit dhe njëkohësisht për të rrezikuar zonën. Ne duhej ta kishim kuptuar më mirë se kur duhej të gjenim Kainën për të bërë spontin dhe kur duhej të krosonim si në rastin e Përgjonit. Nuk është problemi vetëm te mbrojtja, sot e pësuam golin shumë shpejt, ekipi ishte i hapur. Nuk më pëlqen fare që të pësojmë, por duhet të rrisim përqendrimin", tha Shehi ndër të tjera.

Ora 17:01
VIDEO/ Tirana zbret me 'këmbë në tokë' Skënderbeun, përmbysje për kreun në 'Selman Stërmasi'

Në "Selman Stërmasi", Tirana fitoi 3-1 kundër Skënderbeut me përmbysje për javën e tretë në Superligë. Bardheblutë u befasuan qysh në minutën e tretë, ndërsa pas një gabimi ishte Ardit Nikaj që kaloi korçarët në avantazh. Sulmuesi shkodran veproi bukur me topin dhe përshëndeti rrjetën e Ilion Likës. Minutat në vijim ishin më të mira për bardheblutë e Shehit, që shtynë në sulm. Do duhej fundi i pjesës së parë dhe konkretisht e 44 minutë që Kaina të barazonte ndeshjen pas një asisti të Përgjonit. Sulmuesi brazilian kërceu mbi të gjithë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekuilibër.

Ardit Nikaj feston golin e Skënderbeut

Pjesa e dytë ishte më e luftuar, me Hasanin dhe Kainën që kishin disa mundësi. Duhej minuta e 66 që Shehi të hidhte në fushë Klevis Qefalinë për Ardit Hilën. Mesfushori i ri pas vetëm 11 minutash do shënonte golin e dytë për Tiranën, kjo pas një rrëmuje në zonë. Për t'u përmendur edhe tranversa e Yurit te Skënderbeu. Në fundin e lojës (90+8) ishte Florent Hasani që dërgoi shifrat në 3-1. Me këtë sukses Tirana merr kreun e renditjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa korrcarët pas dy fitoreve në javët e para mbajnë vendin e dytë. Duket se rikthimi pas disa muajve në "Selman Stërmasi" ka rezultuar me fat për bardheblutë.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?