Tirana fitoi 3-1 me Skënderbeun për javën e tretë të Superligës në "Selman Stërmasi". Bardheblutë përmbysën korçarët, ndërsa pas ndeshjes trajneri Orges Shehi për MCN tha se nuk i pëlqen që për ndeshjen e tretë, Tirana e tij pëson gol.
"Duam të përmirësojmë pjesën e agresivitetit, të jemi gjithmonë agresiv, edhe në lojën pa top. Me rëndësi është që e përmbysëm rezultatin. E prisja të kishim vështirësi kundër Skënderbeut. Kaina ishte futur në fushë për qëllimin e uljes së topit dhe njëkohësisht për të rrezikuar zonën. Ne duhej ta kishim kuptuar më mirë se kur duhej të gjenim Kainën për të bërë spontin dhe kur duhej të krosonim si në rastin e Përgjonit. Nuk është problemi vetëm te mbrojtja, sot e pësuam golin shumë shpejt, ekipi ishte i hapur. Nuk më pëlqen fare që të pësojmë, por duhet të rrisim përqendrimin", tha Shehi ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Tirana përmbys Skënderbeun në kryeqytet, bardheblutë marrin kreun e Superligës! Vllaznia dhe Partizani barazojnë pa gola në Shkodër
S.Dh/ReportTv.al