Argumenti i dobët se Veliaj ka munguar në punë 7 muaj – pra 210 ditë – nuk e ka bindur opinionin publik, duke qenë se nuk është e vullnetshme kjo mungesë.
Madje shumë kundërshtarë publikë të zotit Veliaj, kanë pranuar se në pamundësi për ta mundur me vota, po e mundin me paligjshmëri.
Në një kërkim të thjeshtë online, rezulton se Veliaj ka qenë në punë thuajse çdo të shtunë e të dielë në 10 vitet e fundit, përfshi dhe pushimet ligjore të verës duke inspektuar punime, mbjellë pemë apo hapur shkolla e çerdhe.
Ndaj meqë kontributi i tij po sulmohet në mënyrë patetike duke i numëruar mungesat, i bie që në tejkalim të Kodit të Punës, në 10 vjet × 52 javë x 2 ditë fundjava (pa pushimet verore, Bajram e Pashkë në qendra sociale, apo dhe natën e Vitit të Ri kur linte familjen për të qenë në Shesh) i bie qe Veliaj ka punuar 1040 ditë të padetyrueshme pune në shërbim të qytetit!
Pra rënia në banalitet se mungesa pa vullnet e 220 ditëve shkarkon atë që punoi 1040 ditë më shumë se ç’i kërkohej, dhe që prej 7 muajsh as nuk e merr as rrogën prej pezullimit, është qesharake.
Ja pse gjithë rrjeti online e qytetarët në rrugë, ndihen të neveritur nga mënyra sesi u sulmua suksesi i njeriut më të votuar në historinë e qytetit!
Komente

Zonje per veliajn ka dyshime se eshte pasuruar ne paligjshmeri dhe po te vertetohet nga gjykata do veje ne burg. Vetem ajo ka te drejte te flasi tani.Ne rast se del I pafajshem do ti paguhen te gjitha demet e shkaktuara dhe do dali I pasur dhe me I respektuar
PërgjigjuPo cfare i pasur do dali mor idiot , e kane futur ne burg njeriun qe eshte ne krye re detyres nga votat e gjithe qytetit . E kane ndare nga familja . Dhe po doli i pa fajshem jane deme te pa rekuperueshme o idiot. Eshte padrejtesi e hapur dhe sulm i poahter i shtetit paralel te saliut !!!!!!