Mijëra pelegrinë kanë mbushur Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, duke pritur ritin e Zjarrit të Shenjtë e të Shtunës së Madhe përpara Pashkëve Ortodokse.
Masat e sgurirsë janë forcuar në të gjithë qytetin për këtë rast, veçanërisht rreth kishës, ku ka qindra policë, zjarrfikës dhe personel shëndetësor, raporton Tass.
I intervistuar nga agjencia ruse e shtypit, zyrtari i policisë izraelite Michael Zingerman shpjegoi se bazilika mund të strehojë 9 mijë njerëz, por këtë vit numri është dukshëm më i ulët për shkak të tensioneve midis Hamasit dhe Izraelit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Media: Hamasi drejt lirimit të pengjeve edhe pa ndalimin e sulmeve Izraelite! Katari pranon kërkesën e SHBA për të dëbuar liderët e fraksionit palestinez
Xh.K/ReportTv.al