Arsenali u mposht 0-1 në shtëpi nga PSG-ja për gjysmëfinalen e parë (29 prill) mes tyre në Champions League. Pas ndeshjes për mediet trajneri i "Topçinjve", Mikel Arteta pranoi se kundërshtari ishte në nivel të lartë pasi ka cilësi, por nuk u dorëzua.
Në analizën e sfidës, spanjolli tha se është i zhgënjyer pasi të tijtë e meritonin një barazim. Aspak i dorëzuar Arteta, që e cilësoi këtë si pjesën e parë dhe të mërkurën e ardhshme në "Parkun e Princave" në Paris do vendoset ekipi që merr një biletë për finalen e 31 majit në Munich.
“Jemi të zhgënjyer me rezultatin. Ne dhamë shumë në lojë. Në 10-15 minutat e para ne vuajtëm që të gjenin ritmin dhe të dominonim ndeshjen ashtu siç donim; ishim shumë joefikas në zonat ku fituam topin dhe kjo na shkaktoi disa probleme. Por pas kësaj, skuadra ishte gjithnjë e më e mirë. Është zhgënjyese të mos marrim të paktën një barazim.
Goli i PSG me 26 pasime? Merita u takon atyre sepse ia dolën nga një situatë që ishte plotësisht e mbyllur dhe në anën e tyre të dobët. Ata e sjellin numrin 9 shumë larg nga referenca e mbrojtësve të qendrës dhe pas kësaj duhet që të ndodhin ende shumë gjëra që ata të shënojnë. Ata ishin shumë cinikë. Duhet ta pranosh talentin e kundërshtarit.
Goli i anuluar? Do të kishte qenë një kohë e shkëlqyer për të shënuar. Ishte pozicion jashtë loje me milimetra, portieri i tyre bëri dy pritje të shkëlqyera. Këto janë diferencat në këtë nivel. Kjo është pjesa e parë dhe kemi një shans të madh për të qenë në finale”, tha mes të tjerash Arteta pas ndeshjes.
Komente
