Një nga deputetet e reja në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, Sara Mila ka folur për mikrofonin e Report Tv nga festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste. Mila ka dhënë një koment dhe për akuzat që i drejton Berisha si një nga kandidatet që ka marrë vota nga krimi organizuar në qarkun e Elbasanit. Ajo tha ‘Flasim në shtator doktor’, duke lënë të hapur se mes saj dhe kreut të PD-së do të ketë replika në nisje të parlamentit në Shtator.
'Mila:Shumë emocionuese se këtë herë që unë erdha, erdha me një mandat shumë të fortë, për qarkun e Elbasanit po e po por edhe një mandat i fortë kombëtar kështu që isha pak si këmbë e mbarë.
Gazetarja: Si i keni parë komentet dhe akuzat?
Mila:Flasim në shtator doktor, hë do ta lëmë kështu në shtator atje në arenën ku na kanë votuar njerëzit. Unë nuk kam qenë më parë në PS ishte pikërisht platforma e ‘Deputeti që duam’ ajo që më solli tek PS, ta kisha ditur që do ishte kaq bukur do kisha ardhur më përpara. Po shumë mirë që erdha këtë herë, një frymë e re, një gjeneratë e re një kastë të re në politikë. Elbasani theu një mesazh të fortë për gjithë Shqipërinë dhe për BE-në ‘Të rinjtë në parlament’.
Akademia verore do na shërbejë, duke qenë se ne kemi eksperienca në sektorin privat apo publik, po nuk kemi një eksperiencë në parlament. Duhen nga senatorët e PS-së të marrim më të mirën nga ata.'
Lajmi kryesor:
PS feston 34-vjetorin! Rama: 11 maji, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE! Nuk lodhemi së fituari
H.K/SI.E./ReportTv.al
