Në ‘San Siro’, Milani fitoi 2-1 kundër Napolit dhe i merr vendin e parë të renditjes kampionëve në fuqi të Italisë, paçka se me pikë të njëjta, 12-të. Ekipi i Allegrit e nisi ndeshjen me më shumë agresivitet dhe shënoi pas vetëm tre minutave lojë me golin e Saelemaekers, pas pasimit final të Pulisic. Më pas, Pulisic u kujdes që ta dërgonte vetë sferën në rrjetë në minutën e 31-të, për avantazhin e dyfishtë të kuqezinjve.
Milani mbeti me një futbollist më pak në minutën e 57-të, pasi Estupinian doli para kohe nga fusha me karton të kuq. Nga pika e bardhë e penalltisë, De Bruyne u tregua i saktë për të shkurtuar shifrat në 2-1. Paçka se me një futbollist më pak për më shumë se 30 minuta, Milani ia doli të sigurojë tri pikë dhe të marrë kreun e renditjes, duke i shkaktuar Napolit humbjen e parë këtë sezon. Milan, Napoli dhe Roma kanë nga 12 pikë pas pesë javësh kampionat, ndërsa Juventusi me 11 pikë mban vendin e katërt.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani fiton 2-1 kundër Napolit dhe i merr kreun e Serie A, Roma mposht 2-0 Veronën! Sassuolo nuk fal, ngec Fiorentina
S.Dh/ReportTv.al