Pulisic dhe Saelemaekers, autorët e golave te Milani

Sport

GOLAT/ Milani fiton 2-1 kundër Napolit dhe i merr kreun e Serie A, Roma mposht 2-0 Veronën! Sassuolo nuk fal, ngec Fiorentina

28 Shtator, 15:29| Përditesimi: 28 Shtator, 23:03

  • Share

Futbolli elitar italian, Serie A është në raundin e pestë. Kjo e diel nisi në mesditë, me Sassuolon që fitoi 3-1 kundër Udineses. Në orën 15:00 tri pikë siguroi Roma, ndërsa mbrëmja kulmoi me fitoren 2-1 të Milanit kundër Napolit. Tre skuadra kanë nga 12 pikë në krye, ndërsa për shkak të golaverazhit Milani mban vendin e parë.

Në ‘San Siro’, Milani fitoi 2-1 kundër Napolit dhe i merr vendin e parë të renditjes kampionëve në fuqi të Italisë, paçka se me pikë të njëjta, 12-të. Ekipi i Allegrit e nisi ndeshjen me më shumë agresivitet dhe shënoi pas vetëm tre minutave lojë me golin e Saelemaekers, pas pasimit final të Pulisic. Më pas, Pulisic u kujdes që ta dërgonte vetë sferën në rrjetë në minutën e 31-të, për avantazhin e dyfishtë të kuqezinjve.

Milani mbeti me një futbollist më pak në minutën e 57-të, pasi Estupinian doli para kohe nga fusha me karton të kuq. Nga pika e bardhë e penalltisë, De Bruyne u tregua i saktë për të shkurtuar shifrat në 2-1. Paçka se me një futbollist më pak për më shumë se 30 minuta, Milani ia doli të sigurojë tri pikë dhe të marrë kreun e renditjes, duke i shkaktuar Napolit humbjen e parë këtë sezon.

Në 'Mapei Stadium', Sassuolo fitoi 3-1 kundër Udineses për raundin e pestë në Serie A. Vendasit rigjetën tri pikë, duke harruar humbjen 2-1 kundër Interit një javë më parë. Armand Lauriente në minutën e 8-të zhbllokoi shifrat për vendasit, teksa më pas Sassuolo gjeti edhe golin e dytë me Ismael Kone në minutën e 12-të. Keinan Davies shkurtoi shifrat në minutën e 55-të, para se Edoardo Iannoni në minutën e 81-të të 'vuloste' shifrat në 3-1. Sassuolo merr fitoren e dytë këtë sezon dhe me gjashtë pikë ngjitet në pozitën e 12 momentale, ndërsa Udinese me shtatë pikë mbetet për momentin në vendin e dhjetë.

Në 'Olimpico', Roma fitoi 2-0 kundër Veronës. Për javën e pestë në Serie A, djemtë e Gasperinit kanë katër fitore dhe me 12 pikë ngjiten për momentin në vendin e dytë të klasifikimit. Në kryeqytetin e Italisë ndeshja u zhbllokua shpejt dhe për këtë mendoi Arten Dovbyk në minutën e shtatë. Më pas Roma kontrolloi lojën dhe gjeti golin e qetësisë me Soule 11 minuta nga fundi i sfidës. Verona shkurtoi shifrat në shtesën e pestë me Orban, por goli u anulua për prekje të topit me dorë. Javën që vjen Roma do udhëtojë drejt Firenzes, ku i pret përballja kundër Fiorentinës.

Serie A, raundi pestë - e diel, 28 shtator 2025

12:30 Sassuolo 3-1 Udinese

15:00 Roma 2-0 Verona

15:00 Pisa 0-0 Fiorentina

18:00 Lecce 2-2 Bologna

20:45 Milan 2-1 Napoli

Renditja në kohë reale:

Ora 22:54
Milani fiton 2-1 kundër kampionëve të Napolit, kuqezinjtë zbresin të kaltrit nga vendi i parë

Në ‘San Siro’, Milani fitoi 2-1 kundër Napolit dhe i merr vendin e parë të renditjes kampionëve në fuqi të Italisë, paçka se me pikë të njëjta, 12-të. Ekipi i Allegrit e nisi ndeshjen me më shumë agresivitet dhe shënoi pas vetëm tre minutave lojë me golin e Saelemaekers, pas pasimit final të Pulisic. Më pas, Pulisic u kujdes që ta dërgonte vetë sferën në rrjetë në minutën e 31-të, për avantazhin e dyfishtë të kuqezinjve.

Milani mbeti me një futbollist më pak në minutën e 57-të, pasi Estupinian doli para kohe nga fusha me karton të kuq. Nga pika e bardhë e penalltisë, De Bruyne u tregua i saktë për të shkurtuar shifrat në 2-1. Paçka se me një futbollist më pak për më shumë se 30 minuta, Milani ia doli të sigurojë tri pikë dhe të marrë kreun e renditjes, duke i shkaktuar Napolit humbjen e parë këtë sezon. Milan, Napoli dhe Roma kanë nga 12 pikë pas pesë javësh kampionat, ndërsa Juventusi me 11 pikë mban vendin e katërt.

Ora 17:10
VIDEO/ Roma katër fitore këtë sezon, mposht 2-0 Veronën dhe 'kërcënon' kryesuesit

Në 'Olimpico', Roma fitoi 2-0 kundër Veronës. Për javën e pestë në Serie A, djemtë e Gasperinit kanë katër fitore dhe me 12 pikë ngjiten për momentin në vendin e dytë të klasifikimit. Në kryeqytetin e Italisë ndeshja u zhbllokua shpejt dhe për këtë mendoi Arten Dovbyk në minutën e shtatë. Më pas Roma kontrolloi lojën dhe gjeti golin e qetësisë me Soule 11 minuta nga fundi i sfidës. Verona shkurtoi shifrat në shtesën e pestë me Orban, por goli u anulua për prekje të topit me dorë. Javën që vjen Roma do udhëtojë drejt Firenzes, ku i pret përballja kundër Fiorentinës.

Ora 15:31
VIDEO/ Sassuolo rigjen tri pikët, fiton 3-1 kundër Udineses

Në 'Mapei Stadium', Sassuolo fitoi 3-1 kundër Udineses për raundin e pestë në Serie A. Vendasit rigjetën tri pikë, duke harruar humbjen 2-1 kundër Interit një javë më parë. Armand Lauriente në minutën e 8-të zhbllokoi shifrat për vendasit, teksa më pas Sassuolo gjeti edhe golin e dytë me Ismael Kone në minutën e 12-të. Keinan Davies shkurtoi shifrat në minutën e 55-të, para se Edoardo Iannoni në minutën e 81-të të 'vuloste' shifrat në 3-1. Sassuolo merr fitoren e dytë këtë sezon dhe me gjashtë pikë ngjitet në pozitën e 12 momentale, ndërsa Udinese me shtatë pikë mbetet për momentin në vendin e dhjetë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?