Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Itali, Kupa e Italisë zhvilloi të martën tre ndeshjet e para. Një biletë për më tej siguruan Milani, Udinese dhe Cagliari. Në turin e 1/8 do kemi disa përballje interesante si: Napoli - Cagliari, Juventus - Udinese dhe Milan - Lazio.
Në 'San Siro', me 54 mijë tifozë të pranishëm, vendasit e Milanit mposhtën pastër 3-0 Leccen dhe sigurojnë një biletë për në turin e 1/8 të Kupës së Italisë, ku përballë gjejnë Lazion. Dueli u dominua nga kuqezinjtë që veç tre golave goditën edhe katër herë shtyllën. Sfida u zhbllokua nga Gimenez në minutën e 20-të, ndërsa Nkunku shënoi në pjesën e dytë për festën e tij karakteristike. Edhe Pulisic e ndali topin në rrjetë për rezultatin 3-0. Miqtë luajtën për më shumë se 72 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Siebert. Medon Berisha te Lecce luajti titullar.
Në 'Friuli', vendasit e Udineses fituan 2-1 kundër Palermos dhe në 1/8 e Kupës së Italisë do përballen kundër Juventusit. Vendasit nuk e patën shumë të vështirë duelin, teksa shënuan me Zaniolo dhe Miller brenda pjesës së parë. Në fundin e duelit, konkretisht në minutën e tretë shtesë, Peda shkurtoi shifrat për miqtë.
Në Sardegna, Cagliari nuk e pati të vështirë dhe mposhti pa probleme 4-1 Frosinonen për të kaluar në 1/8 e Kupës së Italisë, aty ku i pret Napoli. Gaetano për vendasit zhbllokoi sfidën që në minutën e dytë me penallti, para se Vergani të barazonte në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë Cagliari shënoi me Borreli, Felici dhe Cavuoti për rezultatin final 4-1.
Këtë të mërkurë për fazën e 1/16 në Kupën e Italisë luhen edhe Parma - Spezia, Verona - Venezia dhe Como - Sassuolo.
Në Sardegna, Cagliari nuk e pati të vështirë dhe mposhti pa probleme 4-1 Frosinonen për të kaluar në 1/8 e Kupës së Italisë, aty ku i pret Napoli. Gaetano për vendasit zhbllokoi sfidën që në minutën e dytë me penallti, para se Vergani të barazonte në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë Cagliari shënoi me Borreli, Felici dhe Cavuoti për rezultatin final 4-1.
Në 'Friuli', vendasit e Udineses fituan 2-1 kundër Palermos dhe në 1/8 e Kupës së Italisë do përballen kundër Juventusit. Vendasit nuk e patën shumë të vështirë duelin, teksa shënuan me Zaniolo dhe Miller brenda pjesës së parë. Në fundin e duelit, konkretisht në minutën e tretë shtesë, Peda shkurtoi shifrat për miqtë.
Në "San Siro", me 54 mijë tifozë të pranishëm, vendasit e Milanit mposhtën pastër 3-0 Leccen dhe sigurojnë një biletë për në turin e 1/8 të Kupës së Italisë, ku përballë gjejnë Lazion. Dueli u dominua nga kuqezinjtë që veç tre golave goditën edhe katër herë shtyllën. Sfida u zhbllokua nga Gimenez në minutën e 20-të, ndërsa Nkunku shënoi në pjesën e dytë për festën e tij karakteristike. Edhe Pulisic e ndali topin në rrjetë për rezultatin 3-0. Miqtë luajtën për më shumë se 72 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Siebert. Medon Berisha te Lecce luajti titullar.
Komente
