Në "San Siro", me 54 mijë tifozë të pranishëm, vendasit e Milanit mposhtën pastër 3-0 Leccen dhe sigurojnë një biletë për në turin e 1/8 të Kupës së Italisë, ku përballë gjejnë Lazion. Dueli u dominua nga kuqezinjtë që veç tre golave goditën edhe katër herë shtyllën. Sfida u zhbllokua nga Gimenez në minutën e 20-të, ndërsa Nkunku shënoi në pjesën e dytë për festën e tij karakteristike. Edhe Pulisic e ndali topin në rrjetë për rezultatin 3-0. Miqtë luajtën për më shumë se 72 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Siebert. Medon Berisha te Lecce luajti titullar.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani fiton 3-0 kundër Lecces dhe gjen Lazion në 1/8 e Kupës së Italisë, më tej edhe Cagliari e Udinese
S.Dh/ReportTv.al