Sergio Conceiçao

Sport

Milani luan sot në Napoli, Conceiçao: Më pëlqen të sfidoj më të mirët, besoj te vendi i katërt

30 Mars, 08:44| Përditesimi: 30 Mars, 08:55

  • Share

Napoli dhe Milani përballen sot (e diel) në orën 20:45 për raundin e 30-të në Serie A. Në prag të sfidës për mediet foli trajneri i kuqezinjve, Sergio Conceiçao. Ai tha se i pëlqen që të sfidojë më të mirët dhe se beson te fitorja dhe vendi i katërt që do i dërgonte në Champions League.

"Idealja do të ishte që gjatë kësaj kohe të kishim të gjithë lojtarët për t’u përgatitur, por kjo nuk ishte e mundur. Me lojtarët që kishim në dispozicion bëmë një punë ndryshe nga javët e kaluara.

Përballë Contes - Unë dhe Conte jemi përballur shumë herë me njëri-tjetrin si lojtarë, por kjo do të jetë hera e parë si trajnerë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për synimet tona, por do të bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv. Duam të marrim 3 pikët.

Napoli - Pres një kundërshtar cilësor, imazh i trajnerit që i drejton. Luajnë me intensitet, qartësi dhe kanë një sulmues që di ta luajë topin mirë. Lobotka është një mjeshtër i mesfushës. Ne e dimë përmendësh gjithçka. Jemi përgatitur për këto dhe jemi gati për përballjen me një nga ekipet më të mira në Itali”, tha ai.

Conceicao deklaroi se beson te vendi i katërt, që sjell kualifikimin në Champions. Portugezi theksoi se objektivat janë vendi i katërt dhe fitimi i Kupës së Italisë.

“Nëse nuk do të besoja te kualifikimi në Champions, nuk do të isha këtu. Punoj në një mjedis të mirë dhe të shëndetshëm, për të mbyllur sezonin siç i takon Milanit.

Sfida me Interin në Kupë? Mendojmë vetëm për ndeshjen me Napolin. Unë nuk kam nevojë për të më konfirmuar besimin. Unë dua vetëm të punoj, nuk dua dikë që të më japë siguri për të ardhmen. Gjithçka varet nga rezultatet. Nuk jam një fëmijë që ka nevojë t’i thotë babai se e do. Kemi dy objektiva, vendin e katërt dhe fitimin e Kupës së Italisë", tha trajneri portugez.

Me 61 pikë Napoli mban vendin e dytë, tre pikë pas kryesuesve të Interit. Nga ana tjetër Milani me 47 pikë pozicionohet në vendin e nëntë, nëntë pikë pas vendit të katërt që mbahet nga Bologna.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?