Sergio Conceiçao, trajneri i Milanit

Sport

Milani sfidon sot Interin, Conceiçao: Duam finalen e Kupës, kemi motivim

23 Prill, 15:32| Përditesimi: 23 Prill, 15:36

  • Share

Interi dhe Milani përballen mbrëmjen e së mërkurës në orën 21:00 për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë. Sfida e parë mes tyre përfundoi 1-1 dhe të dyja skuadrat i kanë llogaritë e hapura për një vend në finale.

Para ndeshjes trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao tha se kuqezinjtë kërkojnë finalen pasi kanë ambicie për ta mbyllur sezonin me trofe.

“Klubet e mëdha përpiqen t’i shkojnë deri në fund të gjitha garave. Urime Interit për rrugëtimin në Ligën e Kampioneve dhe kampionat. Ne duam të fitojmë në këtë përballje, për të arritur në finale. Qëllimi është të fitojmë një tjetër trofe për këtë sezon. Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer dhe të jemi shumë konkurrues.

Është hera e pestë që përballemi me Interin për këtë sezon. Duam të luajmë në një nivel të lartë, në të kundërt do të jetë e vështirë.

Interi luan në të gjitha garat, por janë mësuar me këtë. Rikuperimi i lojtarëve është i shpejtë dhe mendoj se pas humbjes me Bolognan nuk do të jenë të lodhur. Ata kanë një skuadër të madhe dhe me cilësi. Në fushë pres Milanin më të mirë. Do të jetë një Milan shumë konkurrues dhe me besim të madh. Kemi motivimin dhe ambicien për të fituar”, deklaroi Conceiçao.

Për Milanin ky është shansi i fundit që të synojë një trofe këtë sezon, pasi në kampionat mban vendin e nëntë dhe rrezikon që sezonin e ri mos marrë pjesë në Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?