Takimi i ministrave të jashtëm dhe për Çështje Evropiane ditën e sotme në Luksemburg është një mundësi e mirë për t’i trajtuar çështjet ballë për ballë, pas takimeve të shumta virtuale në nivele ministrore, ka deklaruar ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.
Në deklaratën e tij para fillimit të mbledhjes dhe në rrjetet sociale, Roth thekson se vendimet e nevojshme, si përcaktimi i datës për Konferencën e Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë nën hijen e konflikteve dypalëshe.
“Mendoj se çështja kryesore sot është të vërtetohet besueshmëria e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Një vit më parë, pas diskutimeve të gjata, ne vendosëm zyrtarisht të hapnim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tanimë ato duhet të fillojnë. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe. Komisioni dhe Qeveria Federale janë të mendimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur pjesën e tyre të angazhimeve, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të fillojmë tani" tha Roth.
Ditën e sotme pritet përcaktimi I datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për këtë të fundit pengesë është vetoja bullgare.
Lajmi kryesor: