Ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajmi u dha nga ministrja e jashtme portugeze Ana Paula Zacarias, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg. Zacarias tha se ishte e pamundur që të arrihej dakordësia për mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa shtoi se shpreson se kjo të arrihet të përcaktohet gjatë presidencës sllovene që nis më 1 korrik deri në fund të vitit 2021.
” Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se Presidenca sllovene do të mund të arrijë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian” tha Zacarias.
Për Shqipërinë nuk kishte asnjë kundërshti nga 27 vendet anëtare, por pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Vendet anëtare e kishin deklaruar paraprakisht se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE.
“ Presidenca portugeze bëri të pamundurën për të arritur një kompromis. Ishte shumë e vështirë , por e kuptojmë se është një moment i vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. E kuptojmë që ende nuk ka ardhur koha. Mendoj se duhet të gjejmë një zgjidhje kur të gjithë pjesëmarrësit, të ndihen rehat në pozicionin që kanë. Ne e ftojmë presidencën sllovene të vazhdojnë përpjekjet tona. Ne shpresojmë që të mbajmë Konferencat e Para Ndërqeveritare me këto dy vende sa më shpejt”, tha Zacarias.
Vendimi i sotëm ka ardhur në kundërshti edhe me deklaratat para samitit të ministrave të jashtëm të cilët kanë shprehur haptazi mbështetjen për përcaktimin e një date për konferencat e para si një mënyrë për të ruajtur kredibilitetin e BE-s në Ballkanin Perëndimor dhe si shpërblim i drejtë për reformat e ndërmarra nga të dyja vendet.
Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i probleme të Maqedonisë së Veriut, njëjtë siç ishte ajo e Shqipërisë vitin e kaluar.
Po pse Bullgaria po pengon Maqedoninë e Veriut? Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.
Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi Ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me një postim në Twitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm. Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.
"Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi", shkruan Varhelyi.
Ministrja e Jashtme e Portugalisë Ana Paula Zacarias, tha se ishte e pamundur që të arrihej dakordësia për mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa shtoi se shpreson se kjo të arrihet të përcaktohet gjatë presidencës sllovene që nis më 1 korrik deri në fund të vitit 2021.
”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha Zacarias
E pyetur se kush ishte problemi këtë herë që nuk pati një dakordësi për vendosjen e datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare problemi, Zacarias tha se nuk u arrit të gjendej një zgjidhje për mosmarrëveshjet Bullgari-Maqedoni e Veriut.
“Presidenca portugeze bëri të pamundurën për të arritur një kompromis. Ishte shumë e vështirë , por e kuptojmë se është një moment i vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. E kuptojmë që ende nuk ka ardhur koha. Mendoj se duhet të gjejmë një zgjidhje kur të gjithë pjesëmarrësit, të ndihen rehat në pozicionin që kanë. Ne e ftojmë presidencën sllovene të vazhdojnë përpjekjet tona. Ne shpresojmë që të mbajmë Konferencat e Para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në presidencën e ardhshme”, tha Zacarias
Ministrat e Jashtëm të BE nuk ranë dakord për datën e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipëria dhe Maqedoninë e Veriut me BE për nisjen e negociatave të anëtarësimit
Mediat në Maqedoninë e Veriut bëjnë të ditur se Bullgaria nuk ka lejuar Këshillin për Punë të Përgjithshme, për të caktuar një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Agjencia e lajmeve MIA, duke u mbështetur në burime diplomatike anonime njofton se debati për zgjerimin në takimin e ministrave në Luksemburg ka qenë intensiv në këtë temë. Sofjes i është thënë se kritikat në adresë të saj për këtë bllokim janë të shumta.
Përfaqësuesi bullgar në takim, sipas MIA-s, ka thënë se “BE nuk e kupton sa i thellë është problem midis Shkupit dhe Sofjes”, se “kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane” dhe se “Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”. Sidoqoftë diplomatët evropianë ankohen se Bullgaria nuk mund të japë ndonjë garanci se do të zhbllokojë veton me një qeveri politike.
Vendet anëtare që mbështesin zgjerimin, edhe para takimit, janë deklaruar “pro” fillimit të negociatave duke ftuar BE-në të mos i marrë parasysh kontestet bilaterale. Gjermania mendon se BE-ja duhet patjetër të bëjë diçka në këtë drejtim.
Në takimit e Këshillit për punë të përgjithshme diskutohet edhe sundimi i së drejtës në vendet anëtare. Më vonë gjatë ditës përgatiten edhe dy konferenca ndërqeveritare, njëra me Serbinë dhe tjetra me Malin e Zi, sipas metodologjisë së re të anëtarësimit. Ministrat përgatisin Samitin e shefave të vendeve anëtare që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë Isabel Santos, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur edhe njëherë faktin se Shqipëria është gati për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për Shqipërinë.
“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e anëtarësimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme duhet të caktojë një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Besimi i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian e meriton këtë gjë”, tha Santos.
Takimi i ministrave të jashtëm dhe për Çështje Evropiane ditën e sotme në Luksemburg është një mundësi e mirë për t’i trajtuar çështjet ballë për ballë, pas takimeve të shumta virtuale në nivele ministrore, ka deklaruar ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.
Në deklaratën e tij para fillimit të mbledhjes dhe në rrjetet sociale, Roth thekson se vendimet e nevojshme, si përcaktimi i datës për Konferencën e Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë nën hijen e konflikteve dypalëshe.
“Mendoj se çështja kryesore sot është të vërtetohet besueshmëria e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Një vit më parë, pas diskutimeve të gjata, ne vendosëm zyrtarisht të hapnim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tanimë ato duhet të fillojnë. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe. Komisioni dhe Qeveria Federale janë të mendimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur pjesën e tyre të angazhimeve, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të fillojmë tani" tha Roth.
Ditën e sotme pritet përcaktimi I datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për këtë të fundit pengesë është vetoja bullgare.
Në fillimit të mbledhjes së ministrave për Evropën, ministri i jashtëm Sloven Gašper DOVŽAN, u shpreh se gjatë presidencës sllovene të BE-së e cila fillon në 1 Korrik zgjerimi mbetet një faktor kyç.
“Është një ditë e mrekullueshme sot. Do të përgatisim një sërë çështjes. Marrëdhëniet me Zvicrën dhe Asocim stabilizimi është një faktor i rëndësishëm dhe Strategjia e zgjerimi është një politikë kryesore për vendin. Gjatë ditës së sotme do të mbahen edhe konferencat e para Ndërqeveritare për Serbinë dhe Malin e Zi, ku do të shkëmbehen idetë në lidhje me procesin deri tani dhe eceurinë e tij.“
Ministri i jashtëm sllovak Martin KLUS, u shpreh se zgjerimi do të jetë një nga tema kryesore. Sipas tij zgjerimi është një nga temat më të rëndësishme për vendin e tij.
“ Jam shumë i lumtur që sot ne hapim Konferencat e Para ndërqeveritare Serbinë dhe Malin e Zi. Dhe ne shpresojmë që të gjejmë rrugën si të zhbllokojmë ngërçin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Presim të marrim rezultate të mira dhe përgjigje pozitive. Sepse kjo ka të bëjë me besueshmërinë e BE në këtë rajon dhe siç e theksova në fillimi për Sllovakinë ka rëndësi të madhe” tha Klus.
Ministrja e jashtme e Portugalisë Ana Paula ZACARIAS, nën drejtimin e së cilës do të mbahet mbledhja e fundit e ministrave nën presidencën e Portugalisë.
"Një temë e rëndësishme mbetet zgjerimi. Është e rëndësishme të theksojmë se marrëveshja me IPA, është një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar vendet kandidate. Pastaj ne do të diskutojmë se ku jemi me procesin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë” tha Zacarias.
Në anën tjetër ajo theksoi Konferencën e Parë ndërqeveritare të Serbisë dhe Malit të Zi të cilat do të mbahen sot.
Në anën tjetër edhe Ministri irlandez për Çështjet Evropiane Thomas BYRNE, u shpreh se Zgjerimi vazhdon të mbetet në fokus të bisedimeve dhe ata e mbështesin fuqimisht atë.
Kjo puna e integrimit ne bashkimin europian eshte bere si komedi groteske. Njehere nuk do Hollanda dhe Danimarka, pastaj nuk do Franca dhe tani ne fund nuk do Bullgaria. Me para nuk donte Greqia per Maqedonine. Po kur ishte per t'u futur ne NATO Maqedonia deshi Bullgaria e Greqia apo atehere i binte daj sami me çekiç kokes po te ngrinin zerin kunder. Bashkim qesharak shtetesh pa lidhje. Ne BE Bullgaria dhe Rumania, vende ku e ku me zi se Shqiperia per krim e korrupsion!
PërgjigjuMire qe e bllokuan per te kushedi se saten here, po perse nuk i lene Bullgareve nje afat kohe pas te cilit celja e negociatave me shqiperine te hyje ne fuqi automatikisht,c lidhje ka Shqiperia me problemet kulturore te Maqedonise dhe Bullgarise, Perfundimisht Europa eshte bere qesharake , ndersa Shqiperia duhet te beje kerkese te asociohet me SHBA, mjaft me Europen
PërgjigjuNuk ka hapje negociatash pa u futur ne burg,saliu.meta.dhe 50 ish ministra te PD dhe lsi..dhe disa te ps...
PërgjigjuMe vjen keq per Maqedonine qe po e detyrojne te sakrifikoje kaq shume per enderrat shterpa pan bullgare e me perpara per ato pan helenike.Me vjen keq per BE qe me vendosjen e rregullave te vendosjes se vetos,u tregua kaq driteshkurter dhe e paafte per te kuptuar qe ajo eshte si thike me dy presa dhe mund te perdoret nga dikush per te kenaqur qellimet e brendeshme nacionaliste ,ose politike,ne kurriz e shpesh here padrejtesisht ,te pales qe synon antaresimin e mundshem.Dhe ketu nuk behet fjale per ceshtje qe kerkohen nga te gjithe te gjendet zgjidhje sic eshte rasti i Serbise,ku te gjithe i kerkojne njohjen e Kosoves;ketu behet fjale per teka te brendeshme nacionaliste (Bullgaria,Greqia),ose politike (zgjedhjet e brendeshme ne France te Macronit).Por me vjen mire qe ne pergjithesi, Maqedonia dhe Shqiperia i kane qendruar afer njera-tjetres dhe duke mos pranuar te shkeputen ne fatin e tyre,kane treguar nje pjekuri politike dhe jo egoizem te semure.Uroj qe maqedonasit t'a ruajne me force identitetin e tyre dhe te mos i perulen askujt,pavaresisht cmimit!
PërgjigjuKa qen e parapregatitme, i ra bullgaris roli i te "keqit", hajt ma,nga i an ket Shiprin ton e majne te kufizume edhe per faktin se me i hap dyret ketu rinia kercet e iken,ngelin pleqte dhe bejleret shqiptar pa skllever, ha ha ha
PërgjigjuDESHTIM i "diplomacise" diletanteske shqiptare! NUK ngulen kembe ne ndarjen e çeshtjeve!
PërgjigjuPse o Edvin palloshi, vertet mendove se do hapeshin negociatat? Kur te futesh brenda ti, Sali Karaxhici, Like floriri, Mona cizmja dhe gjithe sera juaj, diten tjeter hyme ne Evrope fet e fet.
PërgjigjuMe keto regulla qe ka vene BE pdr integrim kurr nuk do te behet, pranohet ne BE Bullgaria vendi i krimit, nje vend i frikshem me hajdue e banda kriminale ne gjith boten dhe bllokon Maqedonine e veriut dhe Shqiperine.. Bullgaria duhet perjashtuar se nuk e meriton.
PërgjigjuNuk zhgenjejne perseri kur*** e Europes! Integrimi ne BE eshte truk per te mbajtur peng vendet e rajonit! Imagjinoni larg'qofte Rusine ne Vlore apo Durres se si do te shkaktohej diarre kolektive ne kete klub qesharakesh!
PërgjigjuEuropa plak r.q ka qene eshte dhe do ngelet
Përgjigju