Borell pas takimit me ministrat e jashtëm të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë! Situata aktuale jo e qëndrueshme, 'dhuratë' për Moskën

16 Maj 2022, 20:06| Përditesimi: 16 Maj 2022, 22:23

  • Share

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze. Në një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, Borrell tha se ky vendim duhet të merret sepse nëse do të jetë një përgjigje negative, atëherë do të ishte një avantazh për Moskën.

 “Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze, situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Moskën”, shtoi ai, në një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku morën pjesë edhe kryediplomatët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

Duke u ndalur te politika e jashtme e këtyre vendeve, ai kërkoi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa për Shqipërinë dhe vendet e tjera tha se politika e jashtme e tyre përputhet me atë të BE-së.

“Serbia nuk përputhet me politikën tonë të jashtme. Duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Të jesh neutral ndaj Rusisë është koncept i gabuar. Shqipëria përputhet me politikën tonë të jashtme. Mali i Zi gjithashtu dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Këto vende mund të kërcënohen më shumë nga Rusia. RMV e Shqipëria janë përcaktuar si vende jomiqësore. Edhe Kosova iu bashkua masave ndaj Rusisë. Edhe Bosnja iu bashkua masave ndaj Rusisë”, tha Borrell.

Ai  i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë, pasi sipas tij neutraliteti sot karshi pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, është “koncept i gabuar”.

"Për mua është e qartë, si përfaqësues i lartë dhe për kolegët e mi, se të mbash lidhje të ngushta me regjimin e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE. Këto të dy gjëra më nuk shkojnë në të njëjtën kohë. Të jesh neutral sot në lidhje me luftën në Ukrainë është një koncept i gabuar. Një shtet pushtoi një shtet tjetër dhe vendosja e tyre në një thes nuk bën dallimin midis sulmuesit dhe të sulmuarit", tha ai.

Në këtë takim në Bruksel, shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë harmonizuar plotësisht politikat e tyre ndaj Rusisë me politikat e Bashkimit Evropian (BE), u është premtuar angazhim i zgjeruar politik me bllokun evropian, teksa mësohet gjithashtu se këtyre shtete pritet t'i bëhet ftesë më shpesh në takime të nivelit të lartë të BE-së.

E pranishme ka qenë edhe ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ku tha se caktimi i konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë, është e vetmja rrugë për të ruajtur fuqinë e BE-së në rajon.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 17/05/2022 00:07

    I hapim si hapim negociatat, në Europë jetojmë, shikojmë dhe ne që edhe këtu jo cdo gjë eshte vaj si duket nga jashtë... Shqipëria ka 100 probleme por e meriton të jetë në BE.

    Përgjigju
  • Toni: 16/05/2022 22:03

    BE putana, na e keni prure ne maje te hundes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?