Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi në një intervistë për Report Tv tha se problemi më i ndjeshëm në sektorin e bujqësisë është tek produktet e peshkut për shkak të mbylljes së restoranteve. Por ministri Çuçi tha se kjo situatë po ndryshon pasi peshkarexhat tashmë kanë dalë për peshkim. Ai theksoi se Italia ka kërkesë për peshkun e freskët të kapur në Shqipëri.
"Ka filluar eksporti i peshkut drejt Italisë, ka kërkesë të shtuar", theksoi ai.
Si e ka përballuar deri më sot, Bujqësia?
Besoj se në gjithë këtë situatë të vështirë, sektori i bujqësisë ka performuar më mirë, dhe edhe faktet dhe statistikat flasin vetë. Kemi pasur një rritje të prodhimit bujqësor, dhe një rritje të ndjeshme të e ekspetëve të produkteve bujqësore shqiptare. Qoftë në tremujorin tani, qoftë të periudhës së karantinimit që ka filluar më 8-9 mars dhe deri më sot. Sektori ka performuar shumë mirë dhe ka pasur rezultate shumë të kënaqshme të prodhimit dhe shitjeve. Ka pasur një problem që është ndikuar nga situata me produktet peshkore, me peshkun, por kjo ka ardhur si rezultat i mbylljes së restoranteve, turizmit, dhe mungesës së kërkesës nga tregu për këto produkte.
Dëmi i shkaktuar këtij sektori?
Është ende herët për të folur për llogaritje të dëmit, është më shumë një fitim i munguar gjatë kësaj periudhe. Se peshkarexhat nuk kanë dalë në peshkim, tani kanë filluar të dalin dhe besoj se do të shtohet frekuenca e daljes së peshkarexhave për peshkun dhe gjithë rivendosjen në ekuilibrat e mëparshëm të sektorit të peshkimit.
Lajmi kryesor:
Çuçi për Report TV: 95% e produkteve në tregje janë shqiptare, në mars eksportet +20%, Italia rriti kërkesën për peshk! Të hapet agroturizmi me protokoll (VIDEO)
G.M.//ReportTv.al