Toni Gogu

Politikë

Ministri Gogu reagon pas seancës plenare: Kuvendi, jo peng i ‘kollotumbave’

24 Shtator, 13:37| Përditesimi: 24 Shtator, 15:29

  • Share

1758713928_tonigogu.jpg

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi sot pas seancës plenare, duke kritikuar vonesat procedurale të shkaktuara nga opozita në Kuvend, në një seancë që ishte parashikuar pa debate.

Sipas ministrit, mbi 90 minuta u humbën për shkak të atyre që i quan “kollotumba” procedurale të opozitës.

"Mbi 90 minuta të shpenzuara sot me “kollotumba” proceduriale, jo nga ne. Procesverbali është dokument formal, jo kasetë që riluhet sa herë i leverdis dikujt për të përsëritur të njëjtat akuza, jo për qytetarët, vetëm për vete”, ka shkruar ministri Gogu në një postim në Facebook.

Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve të 11 Komisioneve të Përhershme Parlamentare me 93 vota pro, 3 abstenime dhe 1 kundër.

"Megjithatë, sot i miratuam përfundimisht përbërjet e komisioneve, me anëtarët e shumicës dhe ata të propozuar nga grupet opozitare. Kuvendi ka nevojë të ecë përpara, dhe do të ecë vetëm përpara, pa ngelur peng i kollotumbave të asnjërit”, përfundon reagimin e tij ministri Gogu.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve


V.GJ /SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?