Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka thirrur për nesër (6 Shtator), në orën 10:00, mbledhje të të gjithë drejtorëve të policisë së qarqeve, si edhe drejtorët e departamenteve. Ndërsa dy ditë më parë (4 shtator) në Fletore Zyrtare është publikuar udhëzimi i firmosur nga Ministri për "Përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit".
Në takim pritet të jetë edhe kryepolici Muhamet Rumbullaku, për të cilin konfirmohet se ka dorëzuar dorëheqjen tek ministri, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.
Udhëzimi i ministrit të Brendshëm “për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit’ mban nr 160, datë 2.9.2024 është botuar në fletore zyrtare më datën 4 shtator të këtij viti, dhe po në këtë ditë ka hyrë në fuqi.
“Shqiptarja.com” po publikon urdhrin që përcakton rregullat dhe procedurat që lejojnë Ministrin e Brendshëm të kryejë procesin për përzgjedhjen, renditjen dhe propozimin e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit tek kryeministri. Gjithashtu përcaktohen qartë kriteret formularët e fazat e garimit që duhen përshkuar, për t’u bërë kryepolic. Sipas udhëzimit kandidatët verifikohen dhe nga SHISH e Prokuroria ndërsa gara mund të ndiqet edhe nga SHBA e BE me të deleguarit e saj.
Kush e kur hapet gara?
Ministria e Brendshme shpall thirrjen për shprehje interesi për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Thirrja publikohet në faqen zyrtare të ministrisë dhe drejtorisë së policisë si dhe në mediat e shkruara dhe audiovizive.
Thirrja qëndron e hapur për 7 ditë, por dhe mund të zgjatet me urdhër të ministrit. Brenda kësaj kohe aplikantët kanë të drejtë të dorëzojnë shprehjen e interesit bashkëngjitur dhe me dokumentet përkatëse. Pas përfundimit të këtij afati 7-ditor, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve.
Gara, nga seancat degjimore tek emri në kryeministri
Brenda 10 ditëve Komisioni i Posaçëm, i ngritur për këtë proces, kryen vlerësimin paraprak, dhe më pas harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të atyre që nuk i plotësojnë. Lista publikohet në faqe zyrtare dhe duhet të bëhet jo më vonë se 2 ditë pune pas mbylljes së thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit.
Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore. Kur e sheh të nevojshme, kërkon informacione të mëtejshme nga kandidatët, në organet publike ose punëdhënësi i kandidatit.
Brenda 48 orëve nga seanca e fundit dëgjimore, Komisioni përpunon të dhënat dhe harton tabelën përfundimtare të vlerësimit të kandidatëve. Më pas i dorëzon Ministrit renditjen e kandidatëve, në bazë të disa kritereve së bashku me formularin e vlerësimet me shkrim, për secilin kandidat. Secili kandidat vlerësohet në 4 kritere, me 100 pikë në total.
Në përfundim të renditjes, ministri i propozon kryeministrit një nga kandidatët me vlerësimin më të lartë. Propozimi i ministrit shoqërohet me një relacion i cili shpjegon procesin e ndjekur, kandidatët që u kualifikuan si dhe shkaqet për propozimin e kandidatit përkatës për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kryeministri ka tagrin e zgjedhjes apo emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pra firmos emrin.
Komisioni i Posaçëm që verifikon dhe kandidatët ka në përbërje
Vendimet për kualifikimin ose skualifikimin e aplikantëve merren me shumicën e votave, ndërsa vendimet për vlerësimin e kandidatëve merren individualisht nga çdo anëtar i Komisionit. Secili prej anëtarëve të komisionit plotësojnë një formular (ne udhezim shtojca C) mbi bazën e të cilit vlerësojnë kandidatin në 4 kritere me në total 100 pikë.
1- Mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;
2- Të ketë shtetësi shqiptare;
3- Të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
4- Të mos ketë marrë masat disiplinore brenda 5 vjetëve të fundit
5- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
6- Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
Në lupën e SHISH dhe të prokurorisë
Për aplikantët që plotësojnë kriteret ligjore, Ministri i Brendshëm i përcjell menjëherë formularin e vetëdeklarimit - sipas ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” - në Prokurorinë e Përgjithshme dhe bëhet publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme.Gjithashtu u verifikohet integriteti i tyre.
Ndërkohë mund të kërkohet dhe verifikim nga SHISH.
„Komisioni mund të kryejë edhe veprimet për kërkimin e informacionit, sipas kompetencës përkatëse, nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi Informativ i Shtetit, shërbimet e tjera të inteligjencës dhe prokuroria. Kandidati plotëson dhe nënshkruan autorizimin sipas shtojcës B të këtij udhëzimi, ku autorizon Komisionin të kryejë verifikimet përkatëse‘ thuhet në pikën 3 të nenit 15 të këtij udhëzimi.
Kur kandidati përjashtohet nga gara?
„Nëse nga gjetjet dhe përfundimet e raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe të atyre të dërguara nga institucionet e tjera të, Komisioni vlerëson se ka të dhëna që mund të sjellin përjashtimin e kandidatit, Komisioni merr vendim për përjashtimin e kandidatit dhe e njofton me shkrim dhe në mënyrë të arsyetuar" thuhet në udhëzim.
Përjashtimi vendoset edhe kur kandidati ka refuzuar të përmbushë detyrimin për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit sipas kërkesave të ligjit nr. . 138/2015, thuhet në udhëzim.
Gara vëzhgohet nga SHBA e BE
Edhe SHBA e BE mund të ndjekë garën
„Përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, mund të marrin pjesë në seancat dëgjimore me kandidatët‘ thuhet në nenin 21 të rregullores.
Kandidatët vlerësohen nga komisioni i posacëm i ngritur nga ministria e Brendshme në 4 fusha.
- Në rastet kur kandidatët kanë të njëjtën meritë, vlerësohet vjetërsia në ushtrimin e profesionit dhe përvoja profesionale.
Dokumentët që duhet të paraqesin?
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë apo me adresë elektronike që bashkangjitet tek thirrja një kërkesë me shkrim për shprehje interesi shoqëruar dhe me një sërë dokumentesh (Hapni dokumentin PDF) mes tyre është dhe formulari i vetëdeklarimit dhe një dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
Vërtetim i besueshmërisë kur ndërkohë je në radhët e policisë dhe do të bëhesh drejtor i përgjithshëm?!! Kush i shkruan këto kritere more aman?!
PërgjigjuPo kot nuk thon teorikisht dhe praktikisht ! Teorikisht polici duhet te jet i ndershem,i pakorruptueshem dhe i drejt . Praktikisht asht e kunderta (shiko rrushi rrushin e piqet ) prandaj duhet duhet kriteri i besueshmeris . Ky ministri me ket kusht te integritetit ka ba " vetvrasje " se asht 100% se ne Shqiperi nje figur te till nuk e gjen .