Muhamet Rrumbullaku dhe Sokol Bizhga

Pas dy vitesh në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku! Burime për Report Tv: Në vend të tij Sokol Bizhga

5 Shtator, 20:50| Përditesimi: 5 Shtator, 23:01

  • Share

Pas dy vitesh në krye të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i ka dorëzuar ministrit të Brendshëm dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

Ndërkaq ministri i Brendshëm Ervin Hoxha do të mbledhë nesër në orën 10:00 të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Gjatë mbledhjes, e cila është e para e Hoxhës që ku mori postin e ministrit më 28 korrik, pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, kryesisht për procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë, drejtorëve vendorë. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision.

Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022, ndërsa zëvendësoi në këtë post Gledis Nanon, i cili u shkarkua nga kjo detyrë. Më parë Rrumbullaku ka qenë drejtues i SHÇBA-së, e transformuar në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore.

Nga ana tjetër drejtues i Lartë Sokol Bizhga mban detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që prej muajit dhjetor 2022. Bizhga ka lindur në vitin 1962, në Gjirokastër, dhe aktualisht banon në Tiranë. Në vitin 1990 ka marrë titullin “Oficer”, pas përfundimit të Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 06/09/2024 06:17

    Ska faj as Rumbullaku e asnje tjeter per veçse ai qe hapi depot e armeve dhe qe vriten dhe sot e kesaj dite.Jo vetem eshte I lire por edhe kryetar partie,kjo eshte "demokracia"shqiptare.Fuck gjithe politikaneve qe kane demtuar dhe vazhdojne ta demtojne Shqiperine.

    Përgjigju
  • ilirjan: 06/09/2024 05:55

    A ka lidhje me Ornela Rumbullakun qe e shkarkoi Kpk(vettingu) pak dite me pare? Apo thjeshte vetem mbiemer i njejte?

    Përgjigju
  • tani: 06/09/2024 02:45

    shkarkohet muti,,vendoset nje mut tjeter qe nuk do beje asgje,,,

    Përgjigju
  • Firma: 06/09/2024 02:34

    Ju lutemi ktheni koken nga shkodra se na mbyten gjobveniet nga bandat po na bejn te largohemi nga. Shqiperia

    Përgjigju
    • Polic #: 06/09/2024 07:19

      Kërcit në derë të prokurorisë apo SPAK dhe shko dhe u thuaj se kujt ja dorëzon gjobën se të tjerat i gjejnë vetë ata! Minj që fshiheni pas tastierave dhe nuk keni kurajo sa të denonconi gjobëvënësit tuaj dhe pastaj ja hidhni fajin policisë!!

  • Katani: 06/09/2024 00:37

    Polic tamam vetem te shofim a do mbajn me njerzut blinda dhe arme ne xhiro po' i mbajten do te thot ketu ska me shtet

    Përgjigju
  • Ligji: 05/09/2024 23:49

    Lexon nje artikull dhe nese faktet qendrojne, disa shkelje te renda verehen. Se pari, Ministri do te mbledhe drejtorin e Policise dhe drejtues vendor. Kjo eshte shkelje sepse sipas lighit nuk e ka nje kompetence te tille. Thuhet se mbledhka qenka edhe per te diskutuar per ligjin e ri?? Nuk mund te diskutohet per ligj te ri i cili eshte jo i miratuar nga Kuvendi. Disa shkelje te renda: normalisht do duhet te kishte nje diskutim publik, me pas profesional e me tej me teknik te problemeve qe ka ligji aktual dhe cfare mund te permiresohet. Nese duhet. E mandej nke draft apo tekst. E mandej qe qeveria e propozon me VKM si projektligj dhe Kuvendi qe e diskiton e miraton. Ppr Ervin "Balluku" i paska tejkaluar te gjithe keto hapa dhe diskutoka "ligjin e ri" neser! Dhe e fundit e me qesharakja, drejtori dorehiqet, na ngarkoka zvendesin pernpost dorhiqet kur normaliteti kerkon qe te edhe kur dorhiqesh ka barren te mbake detyren deri ne zvendesim. Sepse zvendesi emerimin e ka per zevendes jo drejtor. Po cte thuash me ramister: te gjithe nje surrat-ate te shkeljes e neperkembjes esktreme te kushtetutes dhe ligjit. Si ne epoken e enveriste apo saliste te pare.

    Përgjigju
    • Zyhdi: 06/09/2024 10:40

      U merzite shum qe iku rrumpallhonia. Nje bravoo te madhe ministrit te ri. U tregua i guximshem qe i tregoi vendin kupoles "xhaketa e vjeter" se policise. Ishin ber nje klan duke vendosur gjith klanin

  • Agron: 05/09/2024 23:32

    I pangopur ne vjedhje dhe intrigant shume i ulet,bashke me klanin e saukut dhe me tikun e ps te petreles benin cdo nate mbledhje dhe merrnin ne qafe oficerat e karrieres qe ishin te ndershem dhe nuk conin harac te keta,plus i implikuar fuqishem ne aktivitetin e call centerave.

    Përgjigju
  • Shaban nexho shabani: 05/09/2024 23:25

    Po prit o Rrombullak, ku po shkon? A e firmose vete sherbimin 12 ore ne dite, pa te drejte leje te zakonshme deri me 15 Shtator. Po prit o burre se vete e firmose e tani dorehiqesh. Duro edhe ca dite. Firmos gjenerali per ushtaret e pastaj iken per vete. Duro edhe pak he burre.

    Përgjigju
  • Zyhdi: 05/09/2024 23:21

    Ky duhet te ikte me kohe

    Përgjigju
  • Parashqevi: 05/09/2024 23:19

    Urime Bizhga, nje komunist profesionist qe e do partia. Te na rrofsh sa malet shoku Sokol!

    Përgjigju
  • Genti Vlore: 05/09/2024 22:44

    Suksese Sokolit.Profesionist i vertet dhe i paperfolur ne afera dhe lidhje me krimin

    Përgjigju
  • Beni: 05/09/2024 21:30

    Shkarkohet rrumbullak koke cepshi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?