SARANDË- Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi kanë pajisur me certifikatë pronësie disa persona për tokat në bregdet. Zyrtarët legalizuan dy objekte pa leje në Sarandë për të cilat Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen.
Në pranga ka rënë ish-drejtori i Kadastrës Sarandë, Andri Dhima, ndërsa është shpallur në kërkim ish-drejtoresha Kozeta Statha. Gjithashtu janë arrestuar zyrtarët Vasil Lango, përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, si edhe hartografët Saimir Braho e Erliton Ymeri.
Kozeta Stafa ka qenë drejtoreshë e Kadastrës Sarandë në 2020, por më pas në vitin 2021 është transferuar në Kadastrën Tiranë dhe është emëruar Andri Dhima, por as ai nuk e mban më atë post. Stafa ka qenë edhe drejtuese e portit të Sarandës, detyrë që e ka mbajtur për një periudhë 3-vjeçare.
Në kudër të operacionit "Heshtja 2" u arrestuan 3 zyrtarët, ish-drejtori i Kadastrës dhe u shpall në kërkim ish-drejtoresha e Kadastrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdorur detyrën duke dhënë certifikata pronësie dhe legalizuar objekte pa leje.
Hetimi i këtij rasti ka nisur që prej vitit 2021, por edhe në bazë të kallëzimit nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ka qenë vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili më 16 mars pati denoncuar se në Sarandë në zonën Turizëm-kanali i Cukës ishin legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.
Po Fierin e latë pas...hahaha...qyteti brenda nuk ka filluar akoma legalizimet...kur te vij radha thone...hahaha...23 vjet akoma nuk mè ka ardhur radha...haha!!! Ore kush mè gjen një mik aty....
PërgjigjuPrerje patronazhistesh.
PërgjigjuPo ça po ben ky komb? Te gjithe te arrestuarit te rinje, te gjithe te korruptuar... Ca behet keshtu? Pse akuzoni politiken, ja ku jeni, te gjithe te korruptuar. Pse vellezer dhe motra, pse e shisni vendin, pse beni padrejtesi? Pse, a nuk doni te kete Shqiperi me?
PërgjigjuCa Saranda ju keni Tironen mbushe me seksere 2000€ seri ne 300.000 euro Toptani Center
PërgjigjuNe Sarande duhet qilizem,babezia ka arritur kulmin ,ne Sarande te gjithe Drejtoret e Ndermarjeve jane bere bosa. Kane tre mandate qe nuk levizin,i kane bere ndermarjet si prona te tyre. Nuk i shikon keto deputetja.Ne cdo institucion te shkosh dyerte jane te mbylluara,vetem me njofje munde te mbarosh pune.
Përgjigju