Politikë

Ministri i Jashtëm austriak: Shqipëria e gatshme të çelë negociatat në qershor, nuk ka arsye të ketë vonesa! BE nuk do t’u kthejë kurrizin (VIDEO)

23 Maj 2021, 12:00| Përditesimi: 23 Maj 2021, 13:07

  • Share

Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg tha se BE nuk do t’i kthejë kurrizin Shqipërisë dhe se do ta ndihmojë me vaksina, për parandalimin e COVID. Ministri i jashtë austriak nënvizoi se Shqipëria është e gatshme që të hapen negociatat ne qershor dhe nuk ka arsye për vonesa.

‘Më vjen shumë mirë që gjendem në Tiranë. Ky është një mesazh i fortë europian,  një mesazh  fortë mbështetje, simpatie dhe fqinjësia. Ju jeni më të afërt për ne fqinjësisht, politikisht por edhe lidhjeve njerëzore. Kemi parë se edhe siguria shëndetësore varet nga siguria shëndetësore në këtë Rajon. Vendi ynë Austria ishte në gjendje t’u jepte trashin e parë të vaksinave.  Te tjera vaksina do të vijnë, BE nuk do të ktheje kurrizin nuk do t’ju braktisë ne do të mbetemi krah jush në këtë pandemi dhe në periudhën vijuese. Kur të 6 vendet e Ballkanin Perëndimor të bëhen pjesë e BE do të kemi arritur vizionin e kontinentit pas Luftës së dytë Botëror. Shqipëria është e gatshme që të çelë negociata nuk ka asnjë arsye më për vonesa. Ky është një proces që duhet të nisë më në fund. Do të mbetemi krah jush sot dhe në të ardhmen.’- tha ministri i jashtëm Austriak.


Lajmi kryesor:

3 ministrat e jashtëm të BE në Tiranë, takim me Xhaçkën: Në qershor, Shqipëria gati të hapë negociatat! Ministrja: Gati të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?