Bota

Ministri i Jashtëm i Iranit: Do t'i përgjigjemi me vendosmëri Izraelit

14 Qershor, 07:14| Përditesimi: 14 Qershor, 07:16

  • Share

1749878106_abbasaraghchi.jpg

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi

"Irani do t'i përgjigjet sulmit izraelit me vendosmëri të fortë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e tij kombëtare", theksoi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në dy biseda të ndara telefonike dje me homologët e tij nga Franca, Britania, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Australia, Qiproja, India dhe Pakistani, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Duke folur me homologun e tij britanik David Lammy, Araghchi paralajmëroi për pasojat e mbështetjes "të pajustifikuar dhe provokuese" të shteteve evropiane për Izraelin mbi  paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. "Irani nuk do të pranojë thirrje për përmbajtje kundër agresionit izraelit", theksoi ai. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, në bisedimet me Ministrin e Jashtëm francez Noel Barrot, Araghchi tha se "mbështetja e disa vendeve evropiane për rezolutën e fundit kundër programit bërthamor të Iranit i ka dhënë një pretekst Izraelit për të sulmuar centralet bërthamore iraniane".


Lajmi kryesor:

Valë raketash iraniane mbi Izrael! IDF i godet bazën sekrete të bombave Teheranit! Putin telefonon Trump: Gati të ndërmjetësoj! Anulohen bisedimet bërthamore Iran-SHBA (VIDEO+FOTO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?