Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, deklaroi se pavarësisht një bashkëpunimi të mbrojtjes në vitet e fundit midis Teheranit dhe Moskës, Irani nuk i ka dhënë askujt asnjë lloj droni për t'u përdorur në Ukrainë.
Ai mohoi përsëri pretendimet se Teherani i ka furnizuar Moskës drone të cilët më pas janë përdorur në konfliktin kundër Kievit.
Dokumentat, ku supozohet se vërtetojnë furnizimin e dronëve iranianë, të paraqitura gjatë bisedimeve në vendet e treta midis zyrtarëve në Kiev dhe Teheran, janë të pavlefshme, tha Amirabdollahian gjatë një vizite në Tokio.
Ai shtoi: “Një raport i lëshuar në Japoni konfirmoi se shumica e armëve të përdorura në Ukrainë furnizohej nga SHBA dhe disa vende perëndimore. Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore duhet të ndalojnë akuzat e tyre pabaza kundër Republikës Islamike”.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Erdogan do t'i propozojë Putinit një armëpushim të hershëm! Arrestohet informatorja ruse, po përgatiste sulmin ndaj Zelensky
S.S/ReportTv.al