Irani thotë se nuk do të zhvillojë negociata me Izraelin derisa të ndalë sulmet. Kjo deklaratë erdhi nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, duke hedhur poshtë mundësinë e negociatave me SHBA.
"Irani nuk është i gatshëm të zhvillojë negociata ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë", tha ministri iranian.
Araghchi pritet të shkojë sot në Gjenevë për t'u takuar me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, si dhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: E vështirë që Izraeli të ndalë sulmet ndaj Iranit, sepse po fiton! Media: Ushtria izraelite qëllon mbi palestinezët që po merrnin ndihma, 35 viktima
Xh.D/ReportTv.al