Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se kanë shkatërruar në mënyrë të qëllimshme negociatat diplomatike lidhur me programin bërthamor iranian, përmes sulmeve të përsëritura ndaj objekteve iraniane.
Në një postim në rrjetin X, Araghchi deklaroi se Teherani ishte në proces negociatash me Uashingtonin, kur ndërhyri Izraeli duke “shpërbërë diplomacinë”. E njëjta situatë – sipas tij – u përsërit disa ditë më vonë, kur Irani po bisedonte me Bashkimin Evropian dhe vendet e grupit E3 (Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe).
«Çfarë përfundimi duhet të nxjerrim?», pyeti Araghchi me ton kritik, duke kundërshtuar qëndrimet e Mbretërisë së Bashkuar dhe të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, të cilët i bëjnë thirrje Iranit që të kthehet në tryezën e negociatave.
«Por si mund të kthehet Irani në diçka që nuk e ka braktisur kurrë, e aq më pak ta ketë shkatërruar?», përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
‘Çekani i Mesnatës’, SHBA hedh bomba 14-tonëshe në Iran! Pentagoni: Shkatërruam ambiciet bërthamore të Teheranit! Parlamenti iranian: Të mbyllet Hormuzi (VIDEO)
K.M/ReportTv.al