Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi se sot do të ketë një takim me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba për nismat e nevojshme për të mbështetur Ukrainën.
“Kryeministri do të shkojë së shpejti në Ukrainë, sot do të jem unë që do diskutoj për të rënë dakord për të gjitha iniciativat e nevojshme për të mbrojtur lirinë e atij vendi”, tha Tajani për mediat italiane.
Tajani shtoi se Italia ka punuar gjithmonë për një zgjidhje diplomatike, por edhe për një paqe të drejtë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky flet në takimin në Ramstein: Ne kemi nevojë për armë, nuk kemi më kohë! S'ka vendim për dërgimin e tankeve Leopard 2
F.D/ReportTv.al